Protesta paralele në Ditën e Rinisë, të rinjtë e PD ‘rrethojnë’ institucionet

546
Sigal

Të rinjtë e Forumit Rinor të PD, po  protestojnë para 4 institucioneve qeveritare për tu bashkuar më pas para Kryeministrisë.

Të rinjtë janë grumbulluar fillimisht përpara ministrisë së Shëndetësisë, Arsimit, ministrisë së Brendshme, bashkisë dhe më pas  për të vijuar drejt kryeministrisë.

Protesta te Ministria e Arsimit

Para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë protestojnë kundër reformës në arsimin e lartë.

Disa nga pankarata e të rinjve janë: “Po vajza juaj zonja ministre keshtu u arsuma”, “ju keni frikë nga dija” etj.

Protesta te Ministria e Shendetesise

Gjithashtu një grup tjetër do të jetë para Ministrisë së Shëndetësisë,  për korrupsionin dhe kontrata koncesionare të firmosura nga Ministri Ilir Beqaj.

Të rinjte mbajnë pankareta në duar me mbishkrime “suksese në jetë”

Protesta te Ministria e Brendshme

Para Ministrisë së Brendshme për situatën e drogës

Protesta te Bashkia e Tiranës

Para Bashkisë së Tiranës, për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e plehrave në Sharrë.

Pas Ministrive, në orën 12:00 të rinjtë do mblidhen para Kryeministrisë në tubim kundër kryeministrit Edi Rama.