Protesta para Shtëpisë së Bardhë/ Sali Berisha: Mirënjohje të pakufishme ndaj tyre!

521
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha përshëndet protestën e sotme të komunitetit shqiptar në SHBA, para Shtëpisë së Bardhë.

Përmes një postimi në facebook, Berisha përveç se shpreh mirënjohjen e tij ndaj organizatorëve, e quan George Soros kryespekullantit e Planetit, ndërsa kryeministrin Rama, krijesën e tij politike.

Postimi i plotë i Berishës:

Protestë para Shtëpisë së Bardhë.

Qindra shqiptaro amerikanë protestuan sot pasditë para Shtëpisë së Bardhë kundër ndërhyrjes në Shqipëri të kryespekullantit të planetit George Soros dhe krijesës së tij politike Edvin Kristaq Mafise, Moduros së Ballkanit. Mirënjohje të pakufishme ndaj tyre!

Ndiqni një video të protestës së tyre.

sb

Proteste para Shtepise se Bardhe.Qindra shqiptaro amerikane protestuan sot pas dite para Shtepise se Bardhe kunder nderhyrjes ne Shqiperi te kryespekullantit te planetit George Soros dhe krijeses se tij politike Edvin Kristaq Mafise, Moduros se Ballkanit. Mirenjohje te pakufishme ndaj tyre! Ndiqni nje video te protestes se tyre. sb

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 7. Juli 2019