Protesta në Astir/ Banorja-Ramës: Do na thuash ju hëngsha m*tin na lironi rrugën

749
Sigal

Si çdo mbrëmje banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ku kanë bllokuar edhe rrugën. Por ndryshe nga shumica e netëve të tjera, sot është vënë re prezenca e lartë e forcave të Policisë të cilat janë të vendosur në zonën ku po zhvillohet protesta, diçka e cila edhe I ka nervozuar protestuesit.

Protestës së sotme i është bashkuar edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, gjithashtu present është edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili dhe ish-deputeti, Endrit Braimllari.

Balliu ka deklaruar se protesta nis në orën 19:30 deri në 20:30 dhe nuk ka për të ndryshuar ky orar deri në largimin e Edi Ramës duke shtuar se ky i fundit kërkon viktima.

Ndërkohë një protestuese tërhoqi vëmendjen dhe mori duartrokitjet e banorëve teksa u shpreh:

“Na ka thënë aman ju hëngsha m*tin na japni votën, dhe nuk ia dhamë, do vijë ta na thotë pastaj, aman ju hëngsha m*tin na liro rrugën por nuk kemi për ta liruar”.