Protesta më e madhe e opozitës/ Nesër mbi 100.000 qytetarë do të mblidhen para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë

672
Sigal

Nesër protesta më e madhe kombëtare e Opozitës

Më 2 qershor të gjithë së bashku për të rrëzuar nga pushteti bandat kriminale

Nesër në orën 19 Opozita e Organizuar organizon protestën ëm të madhe kombëtare të deritanishme, që nga vitit 1991. Sipas organizatorëve, parashikohen që nesër të marrin pjesë mbi 150.000 shqiptarë, që do vijnë nga e gjithë Shqipëria, si edhe qindra emigrant do të udhëtojnë nga Greqia për në Tiranë.  Kryetari i PD dhe Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, u takua dje me qytetarë dhe simpatizantë të PD në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë. Basha u ka bërë thirrje të jenë po kaq masivë edhe në protestën e datës 2 qershor në orën 19.00 që do të mbahet në Tiranë përballë zyrave të kryeministrit Rama. Të gjithë e pamë se si radhët e protestës popullore shtohen nga ditë në ditë. Gjatë këtyre ditëve kam qenë për fat të mirë në shumë qytete por më pak në Tiranë. Ju po e shikoni si është atrmosfera anembanë gjithë vendit e jashtëzakonshme. Atmosferë shprese, kurajoje për të luftuar në një betejë që e ka të sigurtë fitoren e popullit të bashkuar. Por një betejë që vazhdon dhëmb për dhëmb.