Protesta e ‘Unazës së Re’/ Braimllari paralajmëron Ramën: Kujdes! Shqiptarët nuk do ta falin

532
Sigal

Protestës së sotme të banorëve të Unazës së Re i janë bashkuar edhe ish deputetët e Ish-deputet e LSI, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.

Gjatë fjalës së tij, sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të ketë kujdes pasi shqiptarët nuk do t’ia falin.

“Edi Rama nuk mund t’i shembë shtëpitë banorëve të Unazës së Re. Edi Rama duhet të ishte në burg, jo banorët e Unazës së Re. Ai mbush xhepat me korrupsion ndërkohë shqiptarët varfërohen çdo ditë. Rama të bëjë kujdes shqiptarët nuk do ja falin”, u shpreh Braimllari.

Policia vijon rrethimin e Unazes se Re, banoret e "ASTIR" ne proteste sebashku me perfaqesues te opozites

Policia vijon rrethimin e Unazes se Re, banoret e "ASTIR" ne proteste sebashku me perfaqesues te opozites

Gepostet von SYRI.net am Dienstag, 23. Juli 2019

Në protestën e sotme merrnin pjesë edhe ish deputetët e PD, Edmond Spaho dhe Klevis Balliu, ndërsa edhe sot, ashtu si edhe dy ditët e shkuara, prezenca e policisë ka qenë shumë e lartë.