Protesta e PD – Basha: Duhet një qeveri që nuk ka konflik interesi me zgjedhjet e lira

450
Kryetari i PD, Lulzim Basha tha përpara pensionistëve se nuk heq dorë nga krijimi i një qeverie e cila nuk ka konflikt interesi me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Basha: Nuk kërkojmë asgjë më shumë por edhe nuk pranojmë asgjë më pak se gjithçka do pranonte një qytetar i Europës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje pa drogë dhe për këtë është e domosdoshme krijimi i një qeveri pa konflik intersi me zgjedhjet e lira. Ky kryeministër është në konflik interesi dhe kjo është aryse për të krijuar një qeveri që nuk ka konflik me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, një qeveri që nuk është fajtore, e cila nuk tregohet me gisht nga ministrat se ka urdhëruar lirimin e bandave. Kjo betejë është një betejë jo vetëm për zgjedhje te ardhshme por për Shqipërinë e re që po lind. Është një betejë qëia vlen të luftohet ditë e natë në këtë shesh dhe në çdo shesh dhe në çdo shtëpi që i thonë jo drogës e krimit dhe po zgjedhjeve të lria dhe të ndershme.

Basha tha gjithashtu se kauza e tij tashmë është bërë ndërkombëtare dhe mbështet edhe nga Brukseli.

Basha: Kauza jonë po merr mbështejetje të madhe ndërkombëtare, sepse është kauza e drejtë e një populli i cili refuzon të qëndrojë siç ka qendruar këto 3 vite e gjysmë nën zgjedhjen e krimit dhe drogës.

Basha premtoi se brenda 4 viteve të ardhshme të qeverisë së re nuk do të ketë pension më të ulët se 250 mijë lekë në muaj.

Basha: Brenda 4 viteve pensionet do të rriten me 40%. Nuk do të ketë pension me të vogël se 250 mijë lekë në muja. Kjo është e mundur nga një qeveri që mendon për njerëzit, nga një qeveri e përkushtuar ndaj fatit të cdo kategorie dhe në vecanti të pensionistëve. Në fund të mandatit të parë nuk do të ketë shqiptar me pension nën 250 mijë lekë.
Sigal