Protesta e opozitës, Rama: Basha ju do për foto. Audiopërgjimi ishte sajesë kundër çeljes së negociatave

643
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e nesrme të opozitës. Një ditë përpara ai ironizon kryetarin e PD, Lulzim Basha, duke u shprehur se i do protestuesit vetëm për një foto në lajmet e botës.

Në një status në Facebook, kreu i qeverisë thotë se “Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE”

Statusi i plotë

Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës:Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge!Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE

 assdga