Protesta e opozitës në vëmendjen e mediave të huaja, zbarkojnë në shesh duke raportuar Live

410
Sigal

Ashtu sikurse edhe ajo e 16 shkurtit, edhe protesta e ditës së sotme që po zhvillohet në sheshin përpara parlamentit, ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.


Disa prej tyre shihen të raportojnë edhe “Live” drejt nga protesta. “Rai 1”, “SkyNews 24”, “Rai News24, “Zëri i Amerikës” dhe “DW” ndodhen para parlamentit duke treguar atë që po ndodh.


“The Washington Post” shkruan se mbështetësit e opozitës kanë rrethuar ndërtesën e parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

“Mbështetësit e opozitës shqiptare kanë rrethuar ndërtesën e parlamentit dhe po kërkojnë që qeveria të japë dorëheqjen, duke pretenduar se është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar.

Qindra policë dhe tela me gjemba po mbrojnë ndërtesën e parlamentit në qendër të Tiranës nga protestuesit dhe seanca e parlamentit të së enjtes tashmë është anuluar” shkruan “The Washington Post”.

“Fox NeWs” e nis lajmin me paralajmërimin e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara kundër dhunës që i drejtohet opozitës shqiptare, duke theksuar gjithashtu edhe thirrjet që ligjvënësit të mos e bojkotojnë parlamentin.