Protesta e fasonerive në Krujë/ Vokshi: Rama nuk ka prioritet shëndetin e punëtorëve, por klientët e tenderave

344
Sigal

Protesta e fasonerive sot në Krujë ka sjellë edhe reagimin e Partisë Demokratike.

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi drejton gishtin nga kryeministri Rama, të cilin e akuzon se prioritet nuk ka shëndetin e punëtorëve, por klientët e tenderave.

Reagimi i Albana Vokshit

Këto pamje të rralla proteste janë në Shqipëri, pikërisht në Krujë.

Gra e vajza që punojnë në fasoneri, që detyrohen të udhëtojnë çdo ditë, larg familjeve të tyre sepse Edi Rama nuk ju paguan atë që ju takon.

Dhjetëra mijëra gra e vajza, cdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre sepse ju duhet të punojnë në kohë pandemie të rrezikuara cdo ditë nga virusi COVID19. Sot ato janë më të pambrojturat. Arsyeja e vetme: Rama dhe qeveria nuk do që t’ia dijë për to.

Për Edi Ramën rëndësi kanë klientët që ju jep tendera sekrete, e jo shëndeti i mbi 70 mijë vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri.

Do mjaftonte anulimi i 17 tenderave sekretë, apo anulimi i koncesioneve në shëndetësi për të shpëtuar nga rreziku jetën e mbi 70 mijë grave dhe vajzave. Me keto fonde, përballohen fare mirë pagat për keto gra dhe vajza që shkojnë në punë me frikë dhe jetojnë me tmerrin e virusit.