Protesta e 8 shkurtit/ Këlliçi në Ndroq: Puna ka nisur…Beteja jonë për shpëtimin e Shqipërisë nuk ndalet

48
Sigal

Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me demokratët dhe qëndrestarët e degës nr.15 Tiranë, Ndroq.

Sëbashku me të Deleguarën e Kryesisë së PD, zj. Adriana Kalaja dhe Kryetarin Flor Mancakun në këtë takim, Këlliçi thekson se puna organizative ka nisur në çdo cep të Tiranës dhe Shqipërisë.

‘Beteja jonë për shpëtimin e Shqipërisë NUk ndalet’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Në Ndroq, me demokratët dhe qëndrestarët e degës nr.15 Tiranë, sëbashku me të Deleguarën e Kryesisë së PD, zj. Adriana Kalaja dhe Kryetarin Flor Mancakun.

Më 8 shkurt, ora 17:00, Tirana do përjetojë një nga protestat më të fuqishme të organizuara ndonjëherë.

Puna e takimet organizative kanë nisur në çdo cep të Tiranës dhe Shqipërisë.

Beteja jonë për shpëtimin e Shqipërisë NUk ndalet.

O sot, o kurrë