Pronësia e ‘Sami Frashërit’/ Kërpaçi-Veliajt: Le të nxjerrim letrat, kush gënjen?

285

Sigal

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi ka reaguar pas deklaratës së kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me pronësinë e gjimnazit “Sami Frashëri”.

“Lali mashtruesi na publiko certifikatën e pronësisë të rifreskuar. Ajo që kemi nxjerrë ne është dhe ajo që ke ti, por ke fshehur kartelën e 28 tetorit. Ti na nxirr datën e kartelës që ke publikuar.

Nxirre siç është, në rast të kundërt do të nxjerrim atë të ditës së sotme”,– shkruan Kërpaçi në një postim në rrjetet sociale.

Gjithashtu, Kërpaçi ka publikuar edhe videon me kartelën, ku i drejtohet kryebashkiakut:

“Erion Veliaj, kjo është kartela e dalë me datë 28.10.2020, mund ta kthesh dhe ti kartelën që nxore sot me datën e sotme?” i drejtohet kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.