“Promovues i vlerave kombëtare shqiptare jashtë vendit”,Presidenti Meta dekoron koreografin e shquar Ramazan Këllezi

195
Sigal

Presidenti Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka nderuar “Për Merita të Veçanta Civile”, koreografin e shquar, Ramazan Këllezi. Meta thekson se Këllezi është promovues i vlerave kombëtare shqiptare jashtë vendit.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Në vlerësim të kontributit të çmuar për promovimin jashtë vendit të traditave e kulturës sonë kombëtare, në veçanti për ndihmesën e dhënë për edukimin e brezave të rinj të shqiptarëve në diasporë me dashurinë për Atdheun, pata kënaqësinë të nderoj “Për Merita të Veçanta Civile”, koreografin e shquar, Ramazan Këllezi.

Mirënjohës, që edhe falë përkushtimit e misionit të tij patriotik, Parlamenti i Ontarios miratoi ligjin për shpalljen e muajit nëntor si Muaji i Trashëgimisë së Shqiptarëve në Ontario, një event, që tashmë do festohet përgjithmonë.

Kemi nevojë për sa më shumë shembuj të tillë krenarie dhe frymëzimi, për të promovuar kudo në botë vlerat e traditat tona dhe forcuar identitetin kombëtar. 🇦🇱