Prokurorit të Sarandës iu gjetën 10 mln lekë, Sali Hasa po hetohet për korrupsion pasiv

278
Sigal

Prokurori i Sarandës Sali Hasa duhet të justifikojë 11 milionë lekë e 2 mijë euro të gjetura në banesën e tij gjatë kontrolleve të ushtruara disa ditë më parë. Vlerat monetare janë sekuestruar nga SPAK si provë materiale, ndërsa duhet të vërtetohet që i krijuar nga korrupsioni.

Në banesën e prokurorit të Sarandës Sali Hasa, u gjetën 11 milionë lekë të vjetra dhe 2 mijë euro për të cilat duhet të deklarojë burimin dhe justifikojë ato ligjërisht.

Prokuroria e Posaçme ushtroi disa kontrolle në zyrë dhe banesën e Hasës në kuadër të hetimit, duke sekuestruar vlerat monetare si provë materiale, megjithëse duhet të provohet se këto para vijnë nga përfshirja në korrupsion e prokurorit.

Ky i fundit dy ditë më parë u pezullua edhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë deri në përfundim të hetimit penal, ndërsa ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në burg”. Hasa dyshohet se i mori një shumë parash shtetases Elsiona Papa, për ti pushuar hetimet ndaj vëllait të saj Emiljan Mirjanit, pasi akuzohej për plagosje.

Referuar dosjes së prokurorisë, Papa është fotografuar në zyrën e prokurorit së bashku me Edison Korkutin, i cili u plagos nga vëllai i saj. Sipas hetimeve nëpërmjet vlerave monetare, prokurori është ndikuar për të pushuar hetimet, ndërkohë dyshohet se ryshfeti është dhënë në zyrën e tij.