Prokuroria tërhiqet nga 2 akuza Doshi hetim për kallëzim të rremë

523
TIRANE – Prokuroria e Përgjithshme tërhiqet nga dy prej tre akuzave që çuan në arrestimin e deputetit Tom Doshi në 26 mars të këtij viti dhe i qëndron vetëm asaj të “kallëzimit të rremë”. Megjithatë, beteja e deputetit të përjashtuar nga PS për të fituar pafajësinë nuk do të ndalet.
Hetuesit i komunikuan zyrtarisht akuzën Doshit dhe dy avokatëve të tillë, të cilët lanë ambientet e organit të akuzës pas rreth dy orësh.
Avokati i deputetit sqaroi për mediat se ku konsiston akuza e kallëzimit të rremë. Sipas tij bëhet fjalë për video-regjistrimin e dëshmisë së Durim Bamit, personit që Doshi pretendon se ishte paguar në korrik të 2014 nga Ilir Meta për vrasjen e tij dhe të kolegut demokrat Mhill Fufi. Edhe pse e quajti vendim të rëndësishëm tërheqjen e Prokurorisë nga dy akuzat e tjera, “deklarata te rreme përpara prokurorit” dhe ‘kanosja për deklarime a dëshmi ekspertim ose përkthim të rremë”, avokati i Doshit tha se edhe akuza e mbetur nuk qëndron. Kjo sipas tij, pasi video-regjistrimi nuk është dorëzuar në formën e kallëzimit nga deputeti dhe nuk ka shërbyer për nisjen e hetimeve, por për plotësimin e tyre.
“Kallëzim i rremë në kuadrin e krijimit të provave të rreme, për video me Durim bamin, e cila është e qartë se ekziston. Vetëm për atë video që është dorëzuar nga vetë Doshi dhe që nuk ka bërë kallëzim pasi ajo nuk ka shërbyer për të nisur hetimin. Sot ishte një seancë ku prokuroria komunikoi vetëm akuzën e kallëzimit të rremë dhe kjo akuzë nuk qëndron por është e rëndësishme që nga 3 akuza që kërkoi arrestimin e tij sot hoqi dorë nga akuzat e tjera. Presioni ka qenë i madh se prokuroria sajoi tre akuza vetëm për të vënë arrest ndaj Doshit, dhe sot sipas tyre qëndron vetëm një akuzë. Deklaratat i kemi dhënë më parë kjo seancë nuk kishte deklarata të tjera. Bërja e videos është për të siguruar vetë atë duke qenë se ndaj dëshmitarit është bërë kanosje” u shpreh avokati i Doshit.
Doshi në Prokurori pa policë, akuza për Frrokun komunikohet të hënën
I qetë dhe i buzëqeshur është paraqitur deputeti Tom Doshi rreth orës 10:00 të këtij mëngjesi në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme ku do t’i komunikohen akuzat që rëndojnë mbi të. Doshi mberriti i shoqëruar nga dy avokatet e tij dhe jo nga forcat blu siç e kemi parë në herët e tjera pasi tashmë ndodhet ne masen e sigurise “detyrim paraqitje” per atentatin qe ai pretendon se ishte planifikuar ndaj tij.
Pak ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi të lirojë deputetin Tom Doshin dhe të ndryshojë masën e sigurisë ndaj tij nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. Sipas vendimit të gjykatës Doshi duhet të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 në prokuror.
Ai ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm ditën e sotme në Parlament dhe se do të paraqitet për të thënë të vërtetën vetem kur prokurorira te kete artikuluar akuzat.
Ndërkohë, dy avokatët e tij por edhe vetë Doshi kanë bërë të ditur se do t’i shkojne deri në fund kesaj historie, duke paralajmëruan se nëse do të jetë e nevojshme cështjen do të cojnë deri në gjykatën e Strazburgut.
Ndërkohë mësohet se ditën e hënë prokurorët pritet t’i komunikojnë akuzat edhe deputetit tjetër Kristian Demokratit, Mark Frrokut, i cili është aktualisht i shtruar në spital, por ndodhet ne arrest me burg per akuzat e autoriteteve belge per vrasje dhe te drejtesise shqiptare per fshehje te pasurise. 
Sigal