Prokuroria nis të “lëkundë” kompaninë “Bankers” për shpërthimet nëntokë dhe shkatërrimet e banesave në Zharrëz

496
Alarmohen tentakulat e “Soros” në kupolën e “Rilindjes” Tiranë, mbasi Soros është aksionar në këtë kompani
Lëkundjet e tokës dhe shpërthimet e herë pas hershme në zonën e Patosit dhe Fierit me epiqendër fshatin Zharrëz, kanë nxitur prokurorinë e qarkut Fier të nis hetimin dhe të hap dosjen e lënë në harresë, pas presionit të “Rilindjes” sorosiane. Sipas informacioneve, ky hetim ka nisur pasi policia e shtetit ka referuar një material shpjegues, me dëshmi e prova filmike të bëra prej banorëve të dëmtuar prej aktivitetit kriminal të ushtruara gjatë shpim-kërkimeve dhe prodhimit të naftës në Zharrës e zona të tjera të bashkisë Patos, duke përdorur lëndë shpërthyese për shpimin e puseve të naftës, gjë e cila ka shkatërruar banesat e zonës, tokat, dhe ka ndotur e ka zhdukur burimet e ujit. Duke qenë se kompania Bankers, tashmë në bashkëpronësi edhe me Soros, ka deklaruar se nuk janë shkak shpërthimet në puse, por tërmetet që ka zona, prokuroria ka nisur ta hetoj këtë shpjegim. Për të provuar nëse lëkundjet janë tërmet apo vijnë nga shpërthimet nëntokësore, mësohet se prokuroria ka vendosur të caktoi një grup ekspertësh të institucioneve të ndryshëm për të bërë verifikimin në teren. Veç kësaj, mësohet nga prokuroria se pas kallëzimit të policisë, janë marr edhe dëshmitë e disa banorëve të zonës të cilët vazhdojnë të këmbëngulin se lëkundjet e tokës vijnë si pasoj e shpërthimeve nëntokësore të kompanisë “Bankers Petrolium”. Kujtojmë, se afro 1 viti më parë, prokuroria i ka pushuar hetimet për kompaninë “Bankers Petrolium”, ndërkohë që Policia e Shtetit ka bërë raprezalje mbi protestuesit, disa prej të cilëve edhe i ka arrestuar e i ka procedura duke i çuar për gjykim penal, si shërbim ndaj kompanisë “Bankers”, që ajo të mos pengohej të vazhdonte krimin e shpërthimeve nëntokësore në puset e naftës, shpërthime të cilat kanë shkatërruar banesat e banorëve dhe tokat! 
Sigal