Prokuroria merr në administrim provat për Fiqiri Ismailin

440
Prokuroria e Tiranës ka marrë në administrim provat për Fiqiri Ismailin, kandidatin e djathtë për bashkinë e Vorës, njëherazi kryetar aktual i kësaj Bashkie. 
Dorëzimi i këtyre provave në Prokurori është bërë nga Policia e Tiranës, e cila akuzon Fiqiri Ismailin për blerje të votave.
Të shtunën policia nisi procedim në gjendje të lirë ndaj kandidatit të djathtë për bashkinë e Vorës për blerje votash, pas denoncimit të dy personave. Fenomeni i blerjes së votës për zgjedhjet lokale, konsiderohet krim elektoral.
Sigal