Projekt-Rezoluta e Kuvendit për çeljen e negociatave/ Çfarë kërkohet në draftin me 10 pika

475
Sigal

Nderkohe qe ndajne vetem pak kohe nga vendimi qe do te marret per celjen apo jo te negociatave per Shqiperine, Kuvendi ka dale me nje Projekt- rezolute.

Kjo Projekt- rezolute është propozuar nga deputetja Rudina Hajdari dhe socialistja Senida Mesi.

Ne draft rezoluten me 10 pika kerkohet mes te tjerash dialog gjitheperfshires dhe inkurajim per instuitucionet ligjzbatuese per vijimin e reformave te kerkuara per integrimin.

Rezoluta thekson se në prag të vendimit të BE, konsiderohet e rëndësishme që Kuvendi të vijojë me intensitet punën e tij në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Kushtetuta, Rregullorja e tij si dhe ligjet në fuqi përsa i përket në veçanti procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Me anë të kësaj projektrezolute kërkohet që institucionet shqiptare, bazuar në parimet demokratike, në institucionet demokratike dhe me një përfaqësim të ligjshëm të vijojë e përqëndruar në reformat e ndërmarra dhe t’i përfundojë ato në respektim të kuadrit kushtetues e ligjor në fuqi, duke bërë të mundur rezultate konkrete në zbatimin e përparësive të vendosura nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave deri në anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Projektrezoluta i drejtohet gjithashtu edhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian në kuadër të Summit-it të ardhshëm të Këshillit Europian i cili do të mbahet me datat 17-18 tetor 2019, ku një ndër pikat e diskutimit në rendin e ditës do të jenë edhe vendimet për hapjen e negociatave me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Maqdonisë së Veirut.

Në kuadër të kësaj prespektive, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë duhet të angazhohet më tej për ecurinë e reformave dhe zbatimin e tij sipas funksioneve që Kushtetuta dhe ligjet në fuqi i kanë caktuar.

Përsa më sipër kërkohet që të fillojë procedura e shqyrtimit dhe miratimit të kësaj projektrezolute, bashkengjitur relacionit shpjegues.” thuhet ne drat rezolute.