Prof. Tritan Kalo: Samiti i Diasporës, dekor i Skenografisë së “Rilindjes”

485
Sigal

 

Në skenën e
politikës sonë janë po ata aktorë që prej 28 Marsit 1992

 

DIAS-PORA……SHUMË
nga ish të zotët e këtij vendi (në shumës = Dias/Dios), të cilët kanë shumë
Pore = vrima, sepse u hyn uji nga të katër anët, meqenëse ata nuk janë plotësisht
as shqiptarë, as amerikanë, as kanadezë, as italianë, as grekë, as gjermanë, as
francezë, etj., si në aspektin fizik, rezidencial edhe atë fiskal, si
taksapagues, por ata janë pak nga të gjitha dhe shumë pak si tërësi…Gravitetin
e zhvillimit të një vendi e japin dhe e përcaktojnë kryesisht “gurët e rëndë
në vendin e tyre”…Këtu te ne ajo që është e dhimbshme është fakti, se
forca gravitacionale është shumë-shumë e pakët, aq e pakët sa shumë prej djemve
dhe vajzave të mirëpërgatitur të Shqipërisë, përfshirë këtu edhe ata që jetonin
në Shqipërinë Natyrale, nuk ka qenë e mundur të rrënjëzoheshin në tokën e të
parëve të tyre dhe ata janë shtyrë/flakur prej forcës centrifugale dhe kanë
“fluturuar” për të mbijetuar dhe prosperuar jashtë kufijve të saj. …Djemtë dhe
vajzat e këtushëm, të cilët kanë cilësi dhe energji intelektuale të spikatura
dhe shumë dobiprurëse për jetën socio-ekonomiko-politike, shumë pak i pyet
njeri, sepse jemi i vetmi vend në botë ku ish barinjtë, ish-mësuesit e
anglishtes, ish-kamerierët, ish-policët, ish- kapterët, ish-marangozët,
ish-bujqit, ish-kalandristët, ish-pllakashtruesit, ish-bodigardët, etj, sot janë
ministra, drejtorë drejtorish, prokurorë, gjykatës, kryetarë bashkish, prefektë,
kryetarë partish, ndoshta edhe më lart se këta që përmenda më sipër në tërësinë
e piramidës drejtuese të të tre “Pusht-shteteve”, të atij Legjislativ, të atij
Ekzekutiv dhe të atij Gjyqësor. …Dikur thuhej se: “Kur flet kllasa,
burokracia/mençuria hesht”, gjë që po thuhet e aplikohet edhe sot plotësisht po
me atë forcë shkatërruese në lidhje me ardhmërinë tonë si në të kaluarën…Për
mendimin tim dhe jo vetëm “SHOW” si ky dhe ai i mëparshmi i 22 nëntorit 2013:
“Thuaji Shqipërisë po”, i organizuar me një grup mjekësh të Diasporës janë vetëm
e vetëm një dekor i Skenografisë së Rilindjes…

Ndaj bashkëkombasit
e mi të Shqipërisë Natyrale, mos u mërzitni, nëse nuk keni realizuar atë që
keni dëshiruar ,sepse “Sum-ite/Sam-ite” do të keni edhe në të ardhmen gjatë këtij
viti elektoral në forma të tjera, me qëllime të pastra propagandistike e
artistike, por me shumë-shumë pak ose aspak vlerë dhe influencë reale në jetën
socio-ekonomiko-politike të vendit, për sa kohë që në skenën e politikës sonë
janë po ata aktorë që prej 28 Marsit 1992..…”Veni – Vidi – Non Vinci!”…Andaj,
ditë të gëzuara dhe relaksuese në vendlindjet tuaja bashkëkombasit e mi si dhe
kthim të mbarë në shtëpitë tuaja….Hasta la vista!