Prof. Sulçebe i përgjigjet Ramës/ Koncesionari juaj ka kapur laboratorët dhe shërbimet e imunologjisë, nuk bëjmë dot kërkime shkencore në QSUT

341
Sigal

 

Dhënia me koncesion e laboratorëve brenda QSUT-së ka ndezur një debat të ri mes specialistëve të fushës, por edhe qeverisë. Profesori i njohur Genc Sulçebe dha një përgjigje shteruese për këtë çështje. Genc Sulçebe: “Fokusimi në studimet imunologjike të përgjigjes imunitare janë të domosdoshme. Ne kemi bërë një studim në shërbimin tonë me Akademinë e Shkencave, ku pamë për herë të parë se sa ishte prevalence e infeksionit në antitrupa, tani ky studim duhet të vazhdojë edhe më tej. Duhen bërë dhe studime të tjera se nuk mjaftojnë vetëm antitrupat për të studiuar sëmundjen imunitare, duhen studiuar dhe qelizat. Ka shumë aspekte të sëmundjeve imunitare, që duhen studiuar në mes të kësaj Pandemie. Laboratorin, shërbimet e imunologjisë i ka kapur koncesionari me disa ekzaminime, rreth 10 ekzaminime që i ka marrë koncesionari. Kemi kërkuar që dakort, koncesionari le t’i bëjë ato ekzaminime në laboratorë që i ka marrë në koncesion. Ai ka marrë me koncesion në QSUT laboratorin mikrobiologjik dhe laboratorin biokimik, i ka marrë me sipërfaqet përkatëse 500 dhe 600 metra. Për laboratorin imunologjik ai nuk ka përcaktuar sipërfaqe të veçantë dhe ne kemi kërkuar që ato t’i bëjmë ne. Por ai nuk ka pranuar dhe ka vendosur që këto të bëhen në atë sipërfaqe. Ne kërkojmë që këto asete që kemi në laboratorin tonë universitar që të jenë në dispozicion në fushën e Covidit dhe Akademia e Shkencave është angazhuar seriozisht në mbështetje të kësaj. Ne duam thjesht të vazhdojmë punën tonë studimore dhe kërkimore në shërbim të popullsisë, në shërbim të interesit të studimit të sëmundjeve imunitare.”