Prof. Rexhep Qosja: “Berisha, autokrat pa autoritet. Saimiri, Doktori dhe Filip Çakuli janë heronjtë e fjalës së lirë”

517
Sigal

Prof. Rexhep Qosja në intervistën te emisioni “Fiks fare”, vlerësoi këtë emision televiziv, duke thënë mes të tjerash: ” Jam  i nderuar që me jepet simboli i emisionit “Fiks fare”. I themi emisioni “Fiks fare”, ndërsa unë do ta quaja institucioni “Fiks fare”. “Fiks fare” është shumë më tepër se një emisioni është një institucion. Institucioni “Fiks fare” i kontribuon Shqipërisë dhe demokratizimit të saj. “Fiks fare” mbron të varfëritë, të braktisurit, të vegjlit, që po ashtu janë lënë në harrës preja tyre që duhet të merren me ta. “Fiks fare” bë shumë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Për këtë arsye protagonistët e këtij emisioni siç janë Saimiri, Doktori, Filip Çakuli janë për mendimin tim heronj mendor, moral dhe politik të kohës sonë. Unë atyre dhe gjithë stafit që punon në “Fiks fare”, të gjithë juve, kolegeve të tjetër tuaj ju uroj përkushtim në punën që bëni dhe suksese sa deri tani. Them sa deri tani, sepse keni bërë shumë dhe po bëni shumë. Do të dëshiroja që një “Fiks fare” ta ketë edhe Kosova.

– Sivjet profesor, pas një muaji, ne do të festojmë 100 -vjetorin e Pavarësisë. Si ju duket historia e Shqipërisë në këto 100 vjet?

Historia e Shqipërisë gjatë këtyre 100 viteve është një histori e dhimbshme. Me shumë mundime që Shqipërisë ia kanë krijuar të huajt Shqipërisë, por dhe shqiptarët ia kanë shkaktuar vetvetes. Por historia e Shqipërisë gjatë këtyre 100 vjetëve njëkohësisht është dhe plot përpjekje që këto mundime të parandalohen dhe të mënjanohen prej jetës së saj.

–  Dy persona kanë tentuar që të ndryshojnë historinë e Shqipërisë. Këta kanë qenë Enver Hoxha dhe kryeministri i tanishëm zoti Berisha, të cilët kanë urdhëruar herëpashere historianët se si duhet shkruar historia dhe jo ashtu si e ka shkruar historia.

– Ajo që kërkonte Enver Hoxha si në shumë vende komuniste në atë kohë, Enver Hoxha ishte komunist. Komunizmi është politikë, ideologji, filozofi dhe metodologji. Enver Hoxha donte si njëmendësi ta bënte të ardhmen, por dhe të kaluarën. Prandaj ai donte të bënte historinë si të tashmen. Me një fjalë, Enver Hoxha ishte parimor, konsekuent në këtë kërkesë të tij. Padyshim se ajo kërkesë e tij për të rishkruar historinë ashtu si e kërkonte ai, ka sjell çrregullime, thjeshtësime, regjime, dobësi të mëdha në historiografinë, por megjithatë Enver Hoxha ishte parimor në atë botëkuptimin e tij. Ky autokrati tjetër,Enver Hoxha ishte autokrat me autoritet të madh, po ky është një autokrat pa autoritet. Ky nuk ka parimësi në atë që kërkon edhe në atë që bën. Ky praktikisht sjell një anarki në kërkesat e tij për rishkrimin e historisë dhe në fusha të tjera. Fan Noli i madh në Parlamentin e Shqipërisë ka folur për pesë anarkitë shqiptare: anarkia fetare, anarkia sociale, anarkia morale, anarkia patriotike dhe anarkia e idealeve. Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, autokrati Sali Berisha u shton dhe dy të tjera, anarkinë politike dhe anarkinë historiografike. Shpresoj të bëhet jo ajo që kërkon ky.

–  Nga sa dimë ne, Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk ju ka bërë ftesë që të merrni pjesë në një konferencë shkencore që bëhet me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

– Kjo nuk më ka shkaktuar si të them ndonjë shqetësim në asnjë mënyrë. Unë kam shkruar për ata që e kanë krijuar Shqipërinë. Shqipërinë e kanë krijuar rilindësit e mëdhenj. Kam shkruar tri libra. Pra, tri vëllime ku kam trajtuar jetën, krijimtarinë, veprimtarinë politike, ideologjinë e tyre, që është ideologjia kombëtare shqiptare. Kam shkruar mandej dhe për 80-vjetorin e Shqipërisë dhe për ’90 vjetorin e Shqipërisë dhe tani kam shkruar dhe do ta botoj për 100- vjetorin e Shqipërisë. Kam shkruar dhe do ta botoj për rolin e Kosovës në krijimin e Shqipërisë. Nuk më kanë ftuar, sepse Akademia e Shkencave të Shqipërisë, mendoj një numër i dukshëm i anëtarëve të saj, ende nuk kanë krijuar parësinë politike, shkencore, intelektuale që duhet ta ketë Akademia me të gjithë anëtarët e saj dhe sigurisht, nuk më kanë ftuar për shkak se mund të kenë si shqetësim se çfarë mund të them unë aty që s’do të dëgjohet mirë prej qeverisë së Shqipërisë, do të dëgjohej mirë prej pushtetit dhe do të shqetësonte organizuesin d.m.th Akademinë e Shkencave.