Prof. Kristaq Kume: Kushtetuesja nuk trajtoi thelbin e 30 Qershorit, drejtimi për opinion te Venecia, mungesë transparence

203
Sigal

Kushtetuesja nuk trajtoi thelbin e 30 Qershorit, drejtimi për opinion te ‘Venecia’, mungesë përgjegjshmërie

Kristaq Kume, Konsitucionalist

Ish-kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Kristaq Kume, flet për vendimin e shpallur së fundmi nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, duke i cilësuar ato si legjitime. Kume thekson se Kushtetuesja ka humbur një shans të artë për t’i dhënë zgjidhje një problematike e cila mund të ripërsëritet në vend, ndërsa theksoi se drejtimi për opinion te Komisioni i Venecias tregon mungesë përgjegjshmërie nga kjo Gjykatë. Po ashtu Kume vë theksin edhe tek një tjetër detaj; ai nënvizon se në pyetjet ë drejtuara te Venecia mungon ajo thelbësore, e cila ishte e drejtuar nga ankimuesi i çështjes, në këtë rast shoqata e bashkive e përfaqësuar nga Voltana Ademi. Sipas tij, Kushtetuesja nuk dha një gjykim nëse dekreti i Presidentit ishte një akt me karakter të përgjithshëm, ishte një akt normativ kushtetues, apo një akt administrativ nënligjor, pra individual. Me vendimin që ka marrë Gjykata Kushtetuese do të thosha se ka humbur një shans për të mirërregulluar legjislacionin në të cilin trajtohen çështje që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet e institucioneve dhe në marëdhëniet me njëri tjetrin. Dhe këtu kam parasysh Presidentin e Republikës, Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në qoftë se Kushtetuesja do të kishte trajtuar ankimimin duke ju referuar asaj çka parakërkon pyetja e bërë nga ankimuesi mundësitë për ti dhënë përgjigje kësaj që unërthashë më parë do ishin shumë më të mëdha. Për mendimin tim që e kam shprehur qysh kur u ankimua procesi në Gjykatën Kushtetues, e rëndësishme në atë që do të trajtojë ishte se çfarë gjykimi do të bëntë dhe çfarë vendimi do të jepte për këtë çështje që është thelbi i gjësë. Që ka të bëjë me faktin nëse dekreti i Presidentit ishte një akt me karakter të përgjithshëm, ishte një akt normativ kushtetues, apo një akt administrativ nënligjor, pra individual, sic u interpretua në arsyetimin që ka bërë KQZ kur trajtoi kërkesën e një subjekti zgjedhor për tu larguar nga zgjedhjet dhe që në atë asyetim përfundoi me pohimin se vendimmarrja e Presidentit ishte akt nul. Arsyetimi dhe jo vendimi. Kësaj situate të prodhur në marrëdhënien mes institucioneve i duhej ti përgjigjej Gjykata Kushtetuesm, gjë që nuk e ka bërë. Pra nuk solli një rezultat të shtuar në legjislacionin tonë ky vendim.

 

 Midis këtyre palëve, pra nga një anë Presidenti, e nga një anë KQZ, apo Kuvendi, duhej të ishte një i tretë që ta zgjidhte problemin, që në fakt duhej të ishte Gjykata Kushtetuese, por kjo gjykatë vetëm tha që procesi është legjitim dhe kaq. Nuk u fitua asgjë me këtë vendim

Jemi në kushtet kur një situatë e tillë mund të ndodhi kurdo, pra mund të ripërsëritet. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nukm e ka trajtuar fare mundësine për të mos lejuar një përsëritje të tillë. Kështu mund të ndërtojmë një situatë hipotetike: Presidenti nuk ushtron detyrën kushtetuese për dekretimin e një date zgjedhjeje. Duke mos e ushtyruar mund të arsyetohet nga KQZ që jemi në kushtet kir akti i mos veprimit të Presidentit ka efekt nul dhe për pasojë jemi ne, pra KQZ, që e shpallim datën e zgjedhjeve. Kur të duash mund të bëhet një gjë e tillë, kjo është situatë hipotetike, por që Kushtetuesja duhej me këtë vendimmarrje ti përgjigje pyetjes: Nëse marrëdhëniet e institucioneve të ndryshme ishin të mbështetur në frymën e gërmën e legjilsacionit shqiptar. Ndërkohë që pyetjet që i bëri Komisionit të Venecias nuk ishin pyetje që kjo Gjykatë e kishte shumë të vështirë që t’i përgjigjej vetë. N.q.s. pyetet siç u pyet se a ka të drejtë Gjykata për të gjykuar për vlefshmërinë e zgjedhjeve, dihet që nuk ka. Apo kur u pyet se: A mund të prevalojë njëri parim mbi tjetrin, dihej se cili është raporti mes tyre. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese anashkaloi thelbin e gjësë, përveçse do kishte një mbështetje sic ndodhi nga Komisioni i Venecias. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është gjë tjetër vetëm se opinion i Komisionit të Venecias, pra opionini është shndërruar në vendim. Për mua Gjykata Kushtetuese ka humbur shansin ose nuk pati përgjergjshmërinë për të trajtuar fenomenin që shoqëroi zgjedhjet e 2019-ës, i cili kishte ngarkesa shumë të forta në marëdhëniet mes institucioneve përgjegjëse. Me vendimin e saj Gjykata Kushtetuese duhej ta kishte zgjidhur një herë e përgjithmonë këtë çështje dhe më pas ky vendim mund të pasqyrohej në legjislacionin përkatës. Prisja që Kushtetuesja të vinte pikat mbi “I”: A mund të veprojë kështu KQZ, a mund të veprojë kështu Kolegji Zgjedhor? A mund të arysetojnë ato mbi dekretin e Presidentit dhe më pas të deklarojnë qëndrimin e tyre siç ishte ai i KQZ, i cilësuar nul. Midis këtyre palëve, pra nga një anë Presidenti, e nga një anë KQZ, apo Kuvendi, duhej të ishte një i tretë që ta zgjidhte problemin. Që në fakt duhej të ishte Gjykata Kushtetuese, por kjo gjykatë vetëm tha që procesi është legjitim dhe kaq. Nuk u fitua asgjë me këtë vendim.