Prof. Klodi Stralla / Pushtetarë: A ka Gjykatë Kushtetuese Lukashenco? A ka borxhe tek të huajt, papunësi, emigrim dhe kriminalitet?

299
Sigal

 

Jo sa gjatë rri në pushtet, por çfarë bën me pushtetin? – kjo është çështja. Këto ditë mediet por edhe institucionet e BE-së  po meren me zgjedhjet në Bjellorusi. Për disa, Lukashenko është diktatori i fundit në Europë, manipulator i zgjedhjeve dhe dhunues i fjalës të lirë dhe opozitës, që ka kapur strukturat e shtetit dhe prej 26 vitesh sundon me dorë të hekurt vendin. Për të tjerët, në trazirat paszgjedhore në Bjellorusi shohin dorën e Perëndimit, që synon ta shkëputë edhe këtë ish republikë sovjetike nga influenca e Moskës. Unë nuk marr përsipër të bëj avokatinë e asnjërës palë për mungesë njohurie në terrenin bjellorus, por gjithsesi po bëj disa pyetje:

– A ka emigracion masiv Bjellorusia, qëkurse ka ardhur në pushtet Lukashenko?
– Si ka qenë dhe është zhvillimi ekonomik i vendit?
– Si menaxhohen aty pasuritë kombëtare?
– A ka borxhe tek të huajt Bjellorusia?
– Çfarë shkalle papunësie, kriminaliteti apo diskriminimesh etnike apo partiake ka?
– A ka Gjykatë Kushtetuese, të Lartë dhe institucione të dhënies të drejtësisë relativisht të besueshme? Ka edhe shumë pyetje të tjera nga përgjigja e të cilave mund të marrim vesh se si e gjeti Lukashenko  Bjellorusinë në 1994 dhe si është ajo sot. Vetëm kohëzgjatja në pushtet nuk është kriter i mjaftueshëm për të matur efikasitetin dhe etiketimin e një qeverimi.