Prof. Klodi Stralla: Kritere të sakta në gojë të gabuara!

323
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Një shekull më parë, kur e pyetën Leninin se pse Socializmi do të triumfonte mbi Kapitalizmin, u përgjigj shkurt – ai siguron rendiment me të lartë pune. Lenini pati të drejtë në përcaktimin e kriterit se cili rend shoqëror duhet të këtë përparësi mbi të tjerët, por fatkëqesish koha vërtetoi se ky rend nuk ishte socializmi i tij leninist.

Para dy ditë, në kuadër të fushatës elektorale në qytetin e Krujës, Kryemistri Rama u shpreh tekstualisht: – Unë nuk kam ardhur këtu si dhëndër qe kërkon nuse. Votimi nuk është çështje tifoslleku. Shih kush të bën punën!

Pra, edhe ai, e përcaktoi sakte se cili duhet te jëtë kriteri që duhet të përdorë votuesi për të përzgjedhur ata që do tu besojë administrimin e taksave të tij. Por, paradoksalisht, gjithë fushata e tij është ideuar kryesisht duke tallur e denigruar kundërshtarin dhe jo duke mbrojtur punët e kryera në 8 vite qeverisje. Sigurisht pune janë bërë sepse edhe jo pak para janë shpenzuar (borxhi publik ka kapur shifra të frikshme), por votuesi, para së të jape votën duhet të pyes nëse shpenzimet për zbukurime urbane kanë përparësi mbi ato për menjanimin e përmbytjeve të qyteteve me shiun me të parë, nëse shpenzimet për forcat e policise të rendit që, në vend të kapin kriminelet dhunojnë qytetarët, kanë përparësi mbi paisjen e forcave të emergjencave civile (përfshi ato zjarrfikse), apo aerodromet në cdo qytet të vendit, kanë përparesi kundrejt shpenzimeve për të ndihmuar bujqesine dhe biznesin nga falimentimi?…etj, etj.

Pra. – “shih kush të bën punën!” – është më e thellë se shfaqja teatrale e “Lali Ereve” që shfaqen çdo ditë ekraneve, me lopatë në dorë, për të na mbushur mendjen se ata janë njerëzit e punës, ndërsa kundershtarët e tyre vetëm flenë gjumë.