Prof. Elmaz Sherifi:  Ramën nga humbja nuk e shpëtojnë dot as aleatët e “ferrave dhe drizave”

339
Sigal

Ekskluzive me Prof. Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS-së/ Fatmirësisht kryesimi i OSBE-së i përfundon në dhjetor, pasi ‘Filozofi Surrelist’ do e katandiste Europën pa parlament e bashki dhe pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë. Ai do mandatin e tretë për ta çuar Shqipërinë në atë rrugë që e çoi Haxhi Qamili në 1915, deri sa Toptani e vari ditën e “Kurban Bajramit”. Venecia dhe pse Meta i ka prishur ekuilibrin mendor

Fatmirësisht mandati i kryesimit të OSBE-së po përfundon në dhjetor, se filozofi surelist i së Drejtës do ta bënte edhe Evropën, si e ka katandisur Shqipërinë, pa parlament, pa vetëqeverisje vendore, pa Gjykatë Kushtetutese e Gjykatë të Lartë

 Ramën nga humbja nuk mund ta shpëtojnë as aleatët e “ferrave dhe drizave”

Gazeta Telegraf

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish- ministër i PS-së në intervistën për gazetën “TELEGRAF” pohon se ende institucionet europiane nuk kanë krijuar bindje, se kryeministri i Shqipërisë, nuk pyet se ç’thotë Europa, sa të ketë parlamentin e sajuar, prandaj kjo është rrënja e së keqes, që tashmë Rama nuk dëgjon as apelin e BE, KiE, PPE, për të pritur opinionin e Venecias për Kodin Zgjedhor, sepse Kryeministri e ndryshoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, për të mos pyetur më, se ç’thotë Europa dhe Kryetari i Shtetit. Prof. Sherifi thotë se kryeministri sulmon Presidentin e Republikës për të “karikuar” militantët e ‘rilindjes’. Me dozë të madhe ironie, Prof. Sherifi pohon se fatmiqërisht, që mandati kryesues i OSBE-së nga Shqipëria, mbaron tani në dhjetor, se Rama do ta kantandiste OSBE-në siç katandisi Shqipërinë, pa Gjykatë Kushtetuese, me zgjedhje moniste, me parlament të sajuar monist.

 

Filozofi surelist të së Drejtës do ta çojë Shqipërinë në mandatin e tretë në atë rrugë që e çoi edhe Haxhi Qamili në 1915, deri sa Esat Toptani e vari ditën e Bajramit

 

Prof. Sherifi, apeli i zyrtarëve të lartë të BE, KiE, PPE që i drejtojnë kryeministrit Rama, për të pritur opinionin e “Venecias” për Kodin Zgjedhor, është edhe një apel, për plotësimin e  kushtit  të Reformës Zgjedhore të BE-së për hapjen e negociatave?

-Institucionet europiane akoma nuk kanë krijuar bindje, se kryeministri i Shqipërisë, nuk pyet se ç’thotë Europa, sa të ketë parlamentin e sajuar, ashtu si Qamil Xhameta/Haxhi Qamili me 26 dhjetor 1914, pasi veshi edhe një kostum ushtarak me grada gjenerali së bashku me Musa Qazimin krijuan “Lidhjen e Krujës” më 11 shkurt 1915 dhe miratuan 20 nene, që rrëzonin Statutin Themeltar të Shqipërisë, apo Kushtetutën e parë të përgatitur nga Evropa, kur erdhi Princ Vidi. Sipas filozofit surelist të së Drejtës, Europa  me atë të mos lodhet me apele dhe duhet ta harrojë Komisionin e Venecias.

Si e shpjegoni reagimin e kryeministrit Rama, i cili deklaroi se nuk do të presë asnjë sekondë më, por do ta miratojë Kodin Zgjedhor nesër siç është?

– Kryeministri e ndryshoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, për të mos pyetur më, se ç’thotë Europa dhe Kryetari i Shtetit.

Presidenti ia ka prishur ekuilibrin mendor, pasi i njeh më mirë se cilido defektet e tij dhe nuk bën kompromis, si dikur me të, por është stoik në mbrojtjen e dispozitave kushtetuese, të cilat përdhosen nga Rama

Pse kryeministri Rama haptaz, i kundërvihet Bashkimit Europian, duke mos plotësuar kushtin kryesor të hapjes së negociatave?

– Sepse, sipas Xhikes së Shqipërisë, Europa nuk ka vënë kushte, Shqipëria i ka “plotësuar e tejkaluar” detyrat e shtëpisë, por Evropi nuk ka zgjidhur problemet e brendëshme.

– Sa vërtetësi politike ka argumenti kundërshtues i kryeministrit Rama, për të mos pritur opinionin e Venecias, kur deklaroi se nuk do të vonohet ta votojë në Parlament Kodin Zgjedhor pa u reflektuar, ngaqë mosdekretimi nga Presidenti është tekë politike e Ilir Metës?

–  Kryeministri u ka paraprirë të gjitha mendimeve që mund të vinin nga Europa dhe dekretit të Presidentit për rikthimin e Kodit Zgjedhor. Ai e dinte, Presidenti do e rikthente Kodin Zgjedhor, prandaj deklaroi sa u votuan amendimet në parlament, se do e miratojnë përsëri pa ndryshime Kodin Zgjedhor.

Prof. Sherifi, kohët e fundit kryeministri Rama, duke bërë fushatën e tij elektorale, sulmon shumë Presidentin e Republikës dhe nuk bën “luftë” kundër kundërshtarit politik, kryetarit të Opozitës. Pse vepron kështu Rama?

– Në Shqipëri nuk mund të bëhet fushatë zgjedhore, si po bën “rilindja”. Nëse do të kishte KQZ serioze, ajo duhet të gjobiste organizuesit e tyre. Fushata kundër Presidentit  të Republikës synon të zbehë aktivitetin e opozitës reale dhe, duke sulmuar edhe Presidentin, “karikojnë” militantët partiakë, që i pëlqejnë shumë akuzat politike.

A mendoni se ky Kod Zgjedhor që do të votojë nesër Parlamenti, do të jetë “barka” e shpëtimit nga humbja elektorale e kryeministrit Rama?

– Duhet me qenë të vëmendshëm si janë zhvilluar ngjarjet, për të kuptuar anormalitetin e sjelljeve politike të Ramës. Ai fillimisht nuk i kuptoi pasojat e krijimit të Këshillit Politik. Më vonë kruante zërin e tallej me Bashën që nuk firmoste marrëveshjen e Këshillit Politik. Dhe në fund, kur e kuptuan se me atë marrëveshje i humbiste shumë thellë zgjedhjet, doli kundër Këshillit Politik dhe do jetë kundër çdo institucioni perëndimor që kërkon plotesimin e standardeve demokratike në procesin zgjedhor në 25 prill 2021. Barka e ‘rilindjes’ është shpuar me kohë dhe nga humbja nuk mund ta shpëtojnë as aleatët e “ferrave dhe drizave”.

  • Fushata kundër Presidentit  të Republikës synon të zbehë aktivitetin e opozitës reale dhe, duke sulmuar edhe Presidentin, “karikojnë” militantët partiakë, që i pëlqejnë shumë akuzat politike

– A nuk është një ironi politike, që Kryetari i OSBE-së, të shpërfillë Bashkimin Europian, Këshillin e Europës, Partitë Popullore Europiane, por të miratojë në Shqipëri një Kod Zgjedhor pa konsensusin e Opozitës, siç e kërkon edhe OSBE/ODIHR dhe Kushtetuta?

–  Fatmirësisht mandati i kryesimit të OSBE-së po përfundon në dhjetor, se filozofi surelist i së Drejtës do ta bënte edhe Europën, si e ka katandisur Shqipërinë, pa parlament, pa vetëqeverisje vendore, pa Gjykatë Kushtetutese e Gjykatë të Lartë dhe me moralin politik më të shëmtuar në qeverisje, ku sundon korrupsioni, deficiti buxhetor skandaloz, largimet masive edhe nga shtresa e mesme, pasi është vrarë besimi për krijimin e normalitetit demokratik kushtetues dhe institucional.

Ku e çon Shqipërinë kryeministri Rama, duke kundërshtuar politikisht edhe Bashkimin Europian?

– Në atë rrugë që e çoi edhe Haxhi Qamili në 1915, deri sa Esat Toptani e vari ditën e Bajramit.

A mund ta quajmë 25 prillin një referendum popullor, (më shumë sesa një zgjedhje parlamentare) për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ose jo?

– Xhikja jonë, duke ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor pa konsensus politik, duke u tallur me deputetët e “ferrave dhe drizave” dhe socialistët me listat e hapura, po krijon koalicionin e madh kundër anarkisë institucionale.

Në Shqipëri nuk mund të bëhet fushatë zgjedhore, si po bën “rilindja”. Nëse do të kishte KQZ serioze, ajo duhet të gjobiste organizuesit e tyre, që shkelin Kodin Zgjedhor   

Prof. Sherifi, në të kaluarën në PS  ju keni  bashkëpunuar edhe me kryeministrin Rama, edhe me Presidentin Meta. Ju pyes: Konflikti i kryeministrit Rama ndaj Presidentit të Republikës është institucional?

–  Kur të gjithë mendonin se konflikti politik, midis Ramës e Bashës po hynte në një fazë të re, më 14 janar 2019 kam shkruar statusin, se konflikti politik do te jetë më i thellë midis Kryetarit të Shtetit dhe kryeministrit, prandaj figurativisht kam parashikuar se një nga vezët duhet të thyhet. Presidenti ia ka prishur ekuilibrin mendor, pasi i njeh më mirë se cilido defektet e tij dhe nuk bën kompromis, si dikur me të, por është stoik në mbrojtjen e dispozitave kushtetuese, të cilat përdhosen nga Rama. Në vitet 2000, Rama ishte askushi politikisht, por është mbështetur nga Meta. Sot kryeministri i ka uzurpuar të gjitha pushtetet e shtetit dhe i duhet të ngrejë flamurin e ‘rilindjes’ edhe në institucionin e Kryetarit të Shtetit.

Duke marrë faktin e sotëm të thirrjes së kryeministrit Rama ndaj Presidentit të Republikës: A ndërhyn Presidenti i Republikës në punët dhe kompetencat e ekspertëve, me apelin që bën për menaxhim të situatës së pandemisë?

– A e keni dëgjuar kur kryeministri pyet publikisht militantët partiakë, se çfarë kërkon më shumë Meta, kur të gjitha i ka marrë?  Me çfarë statusi e bën këtë pyetje kryeministri ynë? Filozofi i anarkisë institucionale pretendon, se të gjitha pushtetet e shtetit në Shqipëri, burojnë nga “vullneti sulltanor” e për rrjedhim, nuk mund të durojë këshilla, as nga institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare, se si mund të mirëqeveriset vendi, pasi ashtu ia thotë “mendorja” e tij, e cila e shtyn të dënojë me “pushkatim” çdo alternativë kritike. Filozofi surelist i së Drejtës udhëhiqet ideologjikisht nga filozofia “më leni të lirë që të bëj çfarë dëshiroj”, sepse perceptimi për botën që e rrethon është krejt i ndryshëm nga mendimi normal. Gabimi më i madh i analistëve, opinionistëve, gazetarëve dhe politikanëve është, kur kërkojnë nga anarkisti institucional, normalitet demokratik. Këtë realitet absurd po e përjetojnë shqiptarët dhe ndërkombëtarët, të cilët jam i mendimit se do të reflektojnë, duke vepruar, për “izolimin” e kësaj filozofie vrastare që nuk e pranon as teorikisht funksionimin e shtetit të së Drejtës, pasi Xhikja ynë është i dashuruar me pushtetin dhe shtetin partiak.

– Faleminderit!