Prof. Dr. Tritan Shehu: Vendimi i Gjykatës së Durrësit e tmerroi Rilindjen

484
Sigal

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se vendimi i Gjykatës së Durrësit për të mos njohur kryetaren e Bashkisë Valbona Sako ka tmerruar Rilindjen.

Shehu tha se rilindja nuk e do drejtësinë e pavarur dhe tmerrohet nga ajo. Ai shton se Rilindja do vetëm drejtësinë e kapur prej saj.

Postimi i Tritan Shehut:

Rilindja, drejtësia një feudo e saj.

Koncepti antidemokratik “o me mua o kundër meje” u çfaq dje me të gjithë dimensionet e tij pas vendimit të gjykatës së Durrësit për “votimet” aty.

Një lumë anatemimesh, ofendimesh, deduksionesh të tipit bolshevik shpërthyen nga ajo seli e mediat pranë saj kundër atij vendimi e gjyqtarëve.

Për më shumë drejtues të lartë të saj e shpallën atë vendim “nul”, deklaruan se nuk do ta respektonin, siç bënin e bëjnë veçse “feudalet” primitive të Lindjes.

Asnjë notë respekti për sistemin tonë të drejtësisë, pavarësinë e tij, asnjë hap procedurial nuk u shqiptua, veçse klithma kërcënuese e denigruese.

Dhe e gjithë kjo për një vendim gjykate të shkallës së parë, që siç duket e tmerroi Rilindjen në antikushtetushmërinë e saj, duke kërkuar kështu të frikësojë tashmë Apelin për vendimet e ardhëshme.

Tendencë kjo e qartë interferimi e presioni mbi drejtësinë, që tregon përsëri falcitetin e Rilindjes ndaj atij sistemi e reformës në atë.

Këto qëndrime tregojnë qëllimin e vërtetë të tyre, dominimin e kontrollin e plotë të sistemit tonë të drejtësisë; vetëm atëherë ata do ta quajnë atë të pa anëshëm e të drejta vendimet e tij.

Por kjo nuk do të ndodhë, sepse nuk do të lejohet të ndodhë!