Prof.Dr.Tritan Shehu takon komisionerin e BE: Mbështet kërkesat tona

452
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Tritan Shehu përmes një statusi në “Facebook” shprehet se ka qenë në Berlin, ku ka zhvilluar takim me Gunther Oettinger, komisioner i BE për Politikat Financiare dhe Burimeve Njerëzore.

Shehu thotë se, Oettinger mbështet kërkesat opozitare për të luajtur rol pozitiv për Shqipërinë, në këto kohë të vështira.

Statusi i ish-deputetit të PD Tritan Shehu:

Berlin!

Me Z. Gunther Oettinger, komisioner i BE për Politikat Financiare dhe Burimeve Njerëzore, duke biseduar edhe me një “gotë birrë”.

Figurë qëndrore në BE, njohës i thellë i financave europiane, i interesuar thellësisht dhe mbështetës i vendosur për zhvillimet ekonomike e integrimin e vendeve të Rajonit tonë.

Pa asnjë lëkundje mbështet kërkesën tonë per të luajtur një rol pozitiv edhe në këto periudha të vështira për Shqipërinë në procesin tonë të integrimit europian.