Prof. Dr. Tritan Shehu: Sjellje kriminale e PS në Memaliaj me gazetarin

284

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar për dhunimin e gazetarit Pirro Nase nga kryebashkiaku i PS-së në Memalij, Gjolek Gucaj.

Nase është sulmuar nga fituesi i votimeve të 30 qershorit, pasi ka filmuar momentin para betimit të tij.

Ish-deputeti Tritan Shehu e cilëson banditeske dhe kriminale sjelljen e Guacajt dhe drejtuesve të tjerë të PS në Memaliaj.

Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook:

Ngjarje kriminale në Memaliaj.
Dhunohet gazetari i mirënjohur Piro Nase në krye të detyrës, nga i vetëshpalluri Kryetar Bashkie aty Gjolek Gucaj, si produkt i procesit kriminal të 30 Qershorit.
Z. Pirro sulmohet nga ky bicim Kryetar veçse po filmonte momentin qesharak kur Kryetarja e PS Etmonda Harizi, po i vendoste atij shiritin Kuq e Zi.
Atij gjatë “sulmit” i flaket edhe aparati profesional.
Më tej gazetari kërcënohet nga këta të dy si dhe nga “këshilltari” i PS Luan Halilaj për ta fshirë regjistrimin e realizuar.
Një skenë kjo e denjë për atë proces banditesk votimi, që pa asnjë dyshim nuk mund të prodhonte produkt tjetër.
Populli me vlera të veçanta i Memaliajt, ashtu siç përbuzi atë farsë votimi me 30 Qershor duke e bojkotuar masivisht, apo duke nxjerrë qindra flete votimi të pa vlefeshme, shumë shpejt do ta flakë në “kosh” këtë pseudo kryetar nëpërmjet procesit të afërtë zgjedhor lokal e politik bashkë.

Ngjarje kriminale ne Memaliaj.Dhunohet gazetari i mirenjohur Piro Nase ne krye te detyres, nga i veteshpalluri Kryetar Bashkie aty Gjolek Gucaj, si produkt i procesit kriminal te 30 Qershorit.Z. Pirro sulmohet nga ky bicim Kryetar vecse po filmonte momentin qesharak kur Kryetarja e PS Etmonda Harizi, po i vendoste atij shiritin Kuq e Zi.Atij gjate “sulmit” i flaket edhe aparati profesional.Me tej gazetari kercenohet nga keta te dy si dhe nga “keshilltari” i PS Luan Halilaj per ta fshire regjistrimin e realizuar.Nje skene kjo e denje per ate proces banditesk votimi, qe pa asnje dyshim nuk mund te prodhonte produkt tjeter.Populli me vlera te vecanta i Memaliajt, ashtu sic perbuzi ate farse votimi me 30 Qershor duke e bojkotuar masivisht, apo duke nxjerre qindra flete votimi te pa vlefeshme, shume shpejt do ta flake ne “kosh” kete pseudo kryetar nepermjet procesit te aferte zgjedhor lokal e politik bashke.

Gepostet von Tritan Shehu am Dienstag, 30. Juli 2019