Prof. Dr. Tritan Shehu: Mos harxhoni më kohë, askush nuk mund t’i besojë asaj kurbe!

55

Nga Tritan Shehu.

Askush nuk mund t’i besojë kësaj kurbe, pra mos harxhoni më kohë me atë dhe as me testimet tuaja!

Ndiqeni “ecurinë” e luhatjeve të saj për rastet e prekur nga Covid-19 në nivel vendi: Sot raportohet një “ngritje” me rreth 7-8 herë më lart se dy ditët e fundit. Para katër-pesë ditësh u ul me 9 – 10 herë brenda 24 orëshit! Shtatë – tetë ditë më parë u rrit 6 – 7 herë… dhe të gjitha këto luhatje në hapesirën e 24 – 48 orëve!

Kështu ka variuar gjithë këto javë duke paraqitur “kurbën” më të çuditshme e të pabesueshme në botë… përvec Sudanit!

Janë disa arsyet që mund ta prodhojne të tillë: numri shumë i vogël i testimeve virusologjike (tamponë) të bërë hermetikisht në një laborator, metodikat joprofesionale në kërkim si dhe lëvizja e shifrave me çelës poshtë tavolinës sipas “konjukturave”!

Ndërsa konkluzionet imunologjike as mos i përmendni, përderisa ajo procedurë kaq e rëndësishme ka një kusht, të jetë masive për të qënë e vlefshme, gjë që mund të realizohet lehtësisht në vendin tonë, mjafton të mos pengohen laboratorët për të realizuar atë. Por ju përkundrazi, e keni “burgosur” edhe këtë analizë në një laborator, nuk keni publikuar as edhe një metodikë apo objektiv, pra më mirë hiqni dorë edhe prej saj se kështu do të prodhoni veçse ndonjë “mrekulli” tjetër të ngjashme me atë virusologjiken!