Prof. Dr. Tritan Shehu: Kryeministri kërkon të trembë shqiptarët ashtu si i trembnin dikur fëmijët me “gogolin”

614
Sigal

Nga Tritan Shehu

Kryeministri kerkon te trembe shqiptaret ashtu si i trembnin dikur femijet me “gogolin”.
Eshte nga rastet e rralla ne bote qe kryeministri i nje vendi kercenon qytetaret e tij, per nje veper te presumuar anti ligjore brenda territorit dhe te lidhur strikt me ate vend, me ndeshkimet qe do te “aplikojne” vende te tjere ndaj tyre.
Kjo cudi u degjua sot me kercenimin ne emer te BE e ShBA, qe ju be qytetareve shqiptare nga Kryeministri i Shqiperise per konsiderimin non grata ne ato vende te atyre, qe mund te demtojne nje proces zgjedhor ketu.
Te them te verteten ne cdo analize nen prizmin e te drejtes, te perfaqesimit, dinjitetit, maredhenieve nderkombetare, legjislacionit, politike etj etj, kjo deklarate me krijoi nje ndjesi te forte cudie dhe befasie.
Kjo sepse nje pronocim i tille eshte i pa precence, duke tejkaluar aresyetimin qeveritar edhe te cdo Republike Bananesh qofte.
Ne fakt keshtu sot kjo qeverisje e pranoi boterrisht qe ka humbur besimin te njerrezit, eshte e pa fuqishme te binde ata, nuk kontrollon situaten e kerkon t’i trembe shqiptaret me kercenime, qe jo vetem nuk administrohen nga ajo, por jane dhe krejt jashte kontekstit.
Gjithashtu duke u tentuar te perdoren edhe partneret tane me te ngushte e te dashur si “gogole” per popullesine, apo per nje pjese shume te madhe te saj, eshte realizuar nje gabim i pa faleshem politik ky edhe ndaj atyre.