Prof. Dr. Tritan Shehu i habitur: Tubimet e drejtë kushtetuese, Ministria e Shëndetësisë nuk i ndalon dot

61

Ish-deputeti i PD-së dhe mjeku Tritan Shehu shprehu habinë me Ministrinë e Shëndetësisë që lajmëroi se ndalohen “tubimet”, duke i vënë ato në një nivel me kinematë apo klubet e natës.

Për të kjo është e pabesueshme.

Në Facebook, Shehu shkroi se tubimet janë e drejtë kushtetuese e shtetasit shqiptar, e kjo ndalohet veçse në diktaturë.

Statusi

Askush nuk mund t’i ndalojë “tubimet”, aq më pak Ministria e Shëndetësisë.

Dëgjova me habi të plotë Zj. Ministre që deklaronte se ndalohen “tubimet”, duke i vënë ato në një nivel me kinematë, klubet e natës etj.

E pa besueshme kjo!

A e di kjo Qeveri se “tubimet” janë një e drejtë kushtetuese, demokratike, njerëzore e pa mohueshme asnjëherë, edhe në luftra…veçse në diktatura ku ndalohen me dhunë.

Në fund të fundit a e kupton kjo Rilindje se protestat janë kundër vetë politikave të saj, rrezikut të autokracisë dhe…kur arrijnë gjërat aty ku kanë arritur nuk kanë nevojë për leje.

A i shikon kjo Qeveri protestat në vendet demokratike edhe në kulmin e epidemive e luftrave etj.

Kjo Qeveri siç duket kërkon të lejojë vetëm “talebanët” të shkatërrojnë vlerat e trashëgimisë së këtij vendi me grumbullime masive të tyre e në kundërshtim të plotë me gjendjen e epidemisë.

Për këtë duhej të fliste ajo Ministri e ai Komitet, jo për të ndaluar “tubimet” që janë vite dritë larg kompetencave të tyre…

Për tubimet së paku të dilte vetë Kryeministri me ndonjë dekret qeveritar apo “ferman” të atij palo parlamenti.

Për të qeshur dhe për të qarë kjo!!!