Prof. Dr. Tritan Shehu: Alarm e rrezik real nga vaksina kineze që po përdoret në Shqipëri!

264
Sigal

Alarm e rrezik real nga vaksina kineze që po përdoret në Shqipëri!

Edhe OBSh, që e ka nivelin e kërkesave të sigurisë shumë më të ulët se EMA apo FDA, nuk rekomandon përdorimin e vaksinës kineze, si të pa efektshme.

Ndërsa Rama mburret se po vaksinon shqiptarët me këtë vaksinë me etiketa turqisht e datë skadence tashmë të kaluar prej javësh!

Pra, shqiptarët jo vetëm nuk po marrin diçka që u serviret vendeve e popujve të Evropës. Por, ata po marrin edhe më keq, po marrin atë çfarë OBSh nuk e rekomandon as për vendet e Afrikës, ku vlen së paku vetëm miratimi e rekomandimi i saj.

Rreziku këtu qëndron përveç të tjerave edhe në faktin se duke u “ofruar” një vaksinë e tillë krejt e pa sigurtë në efiçencë (gjermanët e japin vetëm 30%), krijohet artificialisht ideja e “imunizimit të sigurisë”, që duke të çuar te ulja e masave mbrojtese e kontrolluese për t’i rënë borive të “fitores”, siç po ndodh tek ne, mund të çojë pak më tej në një katastrofë epidemiologjike, e ngjashme me atë në Kili.

Ndërsa ajo që dëgjova sot nga drejtuesit e Ministrisë së BE njeh dhe këtë vaksinë kineze për lëvizjen e lirë….ishte vetëm një shaka e hidhur nga halli!

Mirë Rama “nuk i di” këto, po ai Komitet ku është, kur disa muaj më parë betohej vetëm për certifikimin e EMA e FDA!

Kujdes se dardha e ka bishtin prapa!

Por problemi është se kjo paguhet nga njerëzit me jetë e shëndet…nga ekonomia me varfëri!