Prof. Dr. Qemal Lame: Drejtësia të dëshmojë përgjegjësinë kushtetuese

288
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ministria e Drejtësisë analizoi e publikoi, në 16 qershor 2021, punën e bërë dhe sqaroi qëllimin se, amendamentet kushtetuese dhe i gjithë korpusi ligjor i miratuar në kuadër të Reformës në Drejtësi, me qëllim që të garantohet pavarësia reale, sipas funksioneve kushtetuese dhe të realizojnë praktikisht në veprimtarinë e përditëshme shmangien e çdo ndikimi politik në funksionimin e gjyqësorit, si dhe të akuzës, të prokurorisë. Përmirësimi cilësor i sistemit juridik dhe fuqizimi i kompetencave këtyre institucioneve kushtetuese krijon edhe kushtet e domosdoshme që politikanët me pushtet të fuqishëm, të kenë të qartë detyrimin për respektimin e pavarësisë së drejtësisë, të mos ndërhyjnë në çështjet konkrete që hetohen e gjykohen, kur ato rrezikojnë pushtetin e tyre, për shkak të dyshimeve për implikimin apo bashkëpunimin me krimin dhe, të ndiejnë konkretisht përgjegjësinë e tyre ligjore e penale, në rast se do të kryejnë veprime në kundërshtim me ligjet. Në shtetin e së drejtës dhe demokracinë pluraliste janë zot Kushtetuta dhe ligjet, jo politikanët, jo “të fortët”, jo “të pandëshkuarit”. Domosdoshmëria për drejtësi të denjë dhe përvoja për vënien në jetë të Reformës në Drejtësi, treguan se ky hap cilësor për ndryshimin e gjendjes, ndeshi në vështirësitë e mëdha që pasuan pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Pas afro pesë vjetëve, u arritën miratimi i ligjeve kryesore dhe venia në funksionim e institucioneve të reja prokuroria speciale (SPAK), gjykata e posaçme kundër korrupsionit e krimtit të organizuar (GJPKK), Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) e cila pritet të vihet në funksion, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), etj. Këto institucione kanë filluar të japin rezultatet e para në luftën kundër korrupsionit shtetëror dhe kriminalitetit të organizuar me shtrirje edhe jashtë vendit. Me rëndësi janë ndryshimet e kuadrit legjislativ për vënien në zbatim të kësaj reforme me përsosjen e gjithë sistemit dhe kriteret për gjytarët e prokurorët e në tërësi për çdo punonjës të drejtësisë. Janë miratuar ndryshime në 41 nene të paketës së Reformës në Drejtësi në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zhbllokimin e procedurave të betimit për gjyqtarët dhe prokurorët. U mënjanua betimi i paligjshëm dhe i padenjë para një notereje që diskreditoi institutin e betimit të drejtësisë. Janë miratuar ndryshime kushtetuese në 46 nene ose 1/3 e Kushtetutës, pasuar me ndryshimin e të gjithë legjislacionit në fuqi për sistemin e drejtësisë. Veprimtaria e gjerë e ndryshimeve dëshmohet me 1922 nene të ndryshuara në 27 ligje. Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në 21-22 korrik 2016, dhe paketës së 7 ligjeve organike të reformës në drejtësi disa muaj më pas, përfundoi procesi i miratimit të 20 ligjeve të tjera si pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi.

Ndryshime përbëjnë në total 1922 nene të reja të miratuara, duke prekur kështu gjithë sistemin e drejtësisë, që nga vetting-u e, duke vazhduar me statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, organizmin e funksionimin e gjykatave dhe prokurorive të çdo shkalle, organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë, legjislacionin penal, administrativ, procedurial, profesionet e lira të drejtësisë e shumë aspekte të tjera. Amendamentet kushtetuese dhe i gjithë korpusi ligjor i miratuar në kuadër të reformës në drejtësi sigurojnë integritetin, llogaridhënien dhe efikasitetin në dhënien e drejtësisë për qytetarët, në përputhje me standardet më të mira europiane. Detyrë dhe përgjegjësi parësore mbetet që reforma, ndryshimet ligjore dhe veprimtaria e çdo punonjësi të lartësohet ashtu si e kërkojnë e rregullojnë parimet kushtetuese e normat ligjore dhe të bëhen realitet në punën e përditëshme të drejtësisë, sidomos të prokurorëve, gjyqtarëve, policisë gjyqësore e shërbimit të provës. Ndryshimet ligjore janë me të vërtetë të mëdha dhe kanë patur si qëllim krijimin e drejtësisë së re që meriton shteti i së drejtës dhe populli që ka vuajtur pasojat e rënda të mosrespektimit të të drejtave kushtetuese të shtetasve për drejtësi e barazi para ligjit për shkak të korrupsionit politik dhe juridik.

Masat për reformimin kanë rëndësinë e tyre pasi normojnë me rregulla më të përcaktuara funksionet e drejtësisë dhe punonjësve që kanë për detyrë ti respektojnë e zbatojnë. Ligjet e shkruara në letër, japin efektin e parashikuar kur atë vihen në jetë. Prandaj është e domosdoshme të mbahen në qendër të vëmendjes kritikat dhe pakënaqësitë për dyshimet e vazhdimit të ndërhyrjes së politikës në disa çështje të rëndësishme që kanë patur sensibilizim në opinonin publik, presionet e qëllimshme e të padrejta ndaj personave që kanë patur apo kanë pushtet politik dhe ekonomik, ngjarjeve me pasoja vdekjeje, dënimeve me masa të lehta ose lirimit para kohe ose deklarimi të pafajshëm disa individëve të njohur të botës së krimit.

Me rëndësi jetike për drejtësinë në shtetin e së drejtës mbetet funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë e Prokurorisë së Përgjithshme. Këto institucione të larta është e domosdoshme të dëshmojnë me të vërtetë drejtësinë që kërkohet, të mbajnë përgjegjësi për punën e tyre.  Me dëshirë të mirë theksoj domosdoshmërinë e përgjegjësisë kushtetuese, të gjykimit dhe dhënies së vendimeve në bazë të Kushtetutës e të ligjeve. Shteti dhe populli beson e shpreson në drejtësinë e ndryshuar e në institucionet e rikrijuara dhe pret përgjigje për probleme madhore. Gjykata Kushtetuese kërkohet tu japi zgjidhje problemeve madhore që kërkojnë mendimin juridik, pa i politizuar vendimet e saj dhe pa mbështetur interesat e njëanshme të aktorëve politikë. Problem aktual që kërkonte përgjigje janë zgjedhjet pushtetit lokal, në 30 qershor 2020. Ato u ankimuan në Gjykatën Kushtetuese dhe pritej gjykimi e vendimi i saj me plotësimin e gjyqtarëve e vënien në funksionim të saj pas afro dy vjet që ishte paralizuar. Mosgjykimi në kohë dhe kërkesa për mendime nga Komisioni i Venecias, nuk u mirëprit nga opinioni publik. Partitë opozitare e kritikuan. Ndaj mendime të njejta me konstitucionalistët e juristët me përvojë, se nuk ishte rast i veçantë për mendime nga Venecia. Për këto arësye, gjyqtarët kushtetuesë kërkohet të veprojnë me përgjegjësi dhe të dëshmojnë praktikisht njohuritë shkencore e aftësitë e tyre profesionale. Është e domosdoshme të vendosin me kurajo e profesionizëm dhe të mënjanohet praktika e zvarritjeve me kërkesat për mendime nga Komisioni i Vencias. Mendoj se Gjyata Kushtetuese e Shqipërisë është faktikisht Gjykata e Venecias Shqiptare. Të vendosim me përgjegjësi në Tiranë dhe të mos shpresohet në largimin e përgjegjësisë ose shfajësimin me vendimet e Venecias. Të vendost direkt e në kohën e nevojshme nga Gjykata Kushtetuese. Të mos dërgohen pa nevojë pyetjet e të mos priten përgjigjet nga afro 2000 km nga Stasburgu. Kur është e domosdoshme për rastet e veçanta është e natyrshme marrja e një mendimi të specializuar juridik nga instatnca e lartë e drejtësisë evropiane. Por, të mos ndoshi shpesh që për çështjet e rëndsishme politike të pritet mendimi juridik evropian kur vetë gjytarët kushtetues kanë përgjegjësinë për të vendosur vetë dhe në kohë.  Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është e vetmja gjykatë që ka për detyrë të mbrojë e interpretojë Kushtetutën. Mendimet e Komisionit të Venecias janë këshilla, mendime që jepen për tu vlerësuar nga vetë konstitucionalistët shqiptarë. Vetëm Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë u jep zgjidhje interpretimieve teorike dhe kritereve të respektimit e zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë.  Veprimtaria praktike e gjithë sistemit dhe puna e çdo prokurori e gjyqtari, si dhe gjithë punonjësve do të tregojë realizimin në praktikë të standarteve dhe plotësimit të vullnetit të popullit për drejtësi të rreptë të bazuar në ligj e në prova dhe mënjanimin e sëmundjes së rëndë të korrupsionit në drejtësi që me të drejtë është cilësuar si një sëmundje e rëndë e influencuar e të lidhur ngushtë me politikën dhe dëmton shtetin e së drejtës dhe të drejtat e liritë e qyteatrëve. Kam besim se drejtësia e re do të funksionojë dhe do të mbështetet gjerësisht nga gjithë institucionet shtetërore dhe populli.