Prof. Dr. Kristaq Bërxholli: Koha të krijohet Komiteti i Emergjencës Shëndetësore

326
Sigal

Koha të krijojet Komiteti i Emergjencës Shëndetësore

 Prof. Dr. Kristaq Bërxholi

 Thirje e hapur për ministren e Shëndetësisë

Ndoshta metoda me task force është e vjetëruar. A nuk do ishte mirë të krijoje një komitet emergjence, me teknikët më të mirë të vendit, më të zotë, nga fusha e mjekësisë dhe veterinarisë. Bëni një plan emergjence, që në fakt ai duhet të ishte gati.

A keni gati një plan emergjence? Publikojeni, nëse e keni. Rezervat e dezinfektantëve, sa keni? Nevojat, sa duhen, etj, etj. Maskat, që duhet të shpërndahen. Punonjësit e spitalit sot ishin me maska. Ok, po popullata ajo me risk, çfarë do presë. Ndërpreni abuzimin, nëse ka të shitjes së maskave dhe dezinfektantëve, nga farmacistët e papërgjegjshëm. Komitetin e Emergjencës, ngarkojeni të merret me ndjekjen e situatave aktuale për virusin, si në botë dhe në vendet fqinje,  ngarkoje të sigurojë vazhdimisht materiale shkencore. Të ndjekë gadishmërinë e laboratorëve, gjendjen e kimikateve në to. Nxirrni një fond emergjence, për maska, dezinfektantë për popullatën me risk, por edhe per personelin mjekësor.  Mos kujtoni se jeni mesia vetëe që doni t’i bëni të gjitha punët po vetë. Ky komitet, miks, do jetë ndihmësi juaj, këshilltari juaj, mbështetësi juaj. Merni eksperiencën e inxhinieres, kur foli për tërmetin se vlerë kishte, si e qetësoi situatën.  Në këto situata njerëzit duan sqarime vazhdimisht, por jo politike, por teknike. E kush më mirë se ky komitet do i bëjë. Nuk jua merr njeri meritat dhe lavdërimet, as ty e as kryeministrit. Ato ju do i keni dhe ju do i merrni. Gjithsesi, vazhdoni me task forcën. Shikoje planin e emergjencës së Kosovës.