Prof. Dr. Kastriot Islami: Pse hesht Rama për planin Trump për Lindjen e Mesme?

399
Sigal

Përse hesht Rama për planin Trump për Lindjen e Mesme?

Nga Kastriot Islami*

Kjo pyetje drejtohet, jo se mendimi i tij ka ndonjë vlerë apo rëndësi… pra që askush s’e vë në refene…

Kjo pyetje drejtohet, ndonëse ai e konsideron vetëveten “lider global” që mund të turbullojë,  apo qetësojë globin…

Kjo pyetje drejtohet, ndonëse askujt s’i shkon mendja të interesohet për qëndrimin e kryeministrit të vëndit më të korruptuar në Europë, me lidhje të fuqishme me krimin e mafian, ku vidhen votat e kërcënhen votuesit…

Kjo pyetje drejtohet, pavarësisht se formimi i tij vlerësohet me nivel të lartë mediokriteti, kurse qëndrueshmëria e qëndrimeve rezulton me lëkundje të habitshme e inkoherenca të paprecedenta.

Kjo pyetje drejtohe, ndonëse ai konsiderohet një “klloun” që di vetëm të tregojë barcaleta në dreka e darka zyrtare, apo një alien që shfaqet me atlete e brekushe në fotot e përbashkta të aktiviteteve.

Kjo pyetje drejtohet për të treguar se vëndet serioze dhe lidershipi serioz kanë memorie dhe asgjës’harrohet…

Kjo pyetje drejtohet që shqiptarët të kuptojnë se gafat e marrëzitë e tij kanë kosto për vëndin e tyre dhe për të tashmen dhe të ardhmen e tyre që ju duhet ta paguajnë ata…

Kjo pyetje drejtohet që shqiptarët të qartësohen sesi përdridhet kryeministri i tyre që ofendoi kandidatin për president të SHBA që më vonë rezultoi president i vëndit…

Kjo pyetje drejtohet për t’i kujtuar shqiptarëve sesi delegacioni i Shqipërisë në OKB, i udhëzuar nga Tirana, votoi kundër qëndrimit të SHBA për zhvendosjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem.

Kjo pyetje drejtohet se Shqipëria ka presidencën e OSBE dhe ‘lideri global” tenton të maskojë lidhjet e korrupsionit e të krimit me rolin formal që i jepet vëndit drejtues të OSBE, duke u hequr si një promovues i paqes e qetësisë në botë.

Kjo pyetje drejtohet që e gjithë bota mbarë të shohë sesi dridhet e përdridhet lideri i tyre për të maskuar qëndrimin e tij lidhur me propozimin e Trump për paqen në Lindjen e Mesme…

Kjo pyetje drejtohet për të parë shqiptarët se ku kullot lideri i tyre “karizmatik”  ndërkohë që partneri Erdogan ka dalë kundër planit të paqes të deklaruar nga partneri ynëkryesor strategjik…

Kjo pyetje drejtohet në këto moment, kur lideri global po përpiqet të bëjë një vizitënë SHBA të përgatitur nga lobistë të paguar majmërisht për t’ja shitur shqiptarëve si qëndrim proamerikan, ndërkohë që pazaret duket i bën gjetiu….

Ka edhe shumë arsye të tjera përse drejtohet kjo pyetje, por boll me kaq, se mund t’i “digjej mjekra”liderit global…