Prof. Dr. Kastriot Islami, ish Kryetar i Kuvendit: Rama, për pushtet, bashkohet edhe me kundërshtarët më të mëdhenj të çështjes shqiptare

702
Sigal

Arroganca e Ramës është mjeti i fundit dhe ekstrem i një kryeministri autoritar, përfaqësues i një pakice oligarkike të korruptuar e të inkriminuar, që po nënshtron popullin, duke shkatërruar demokracinë

Jakup B. GJOÇA

Prof. Dr. Kastriot Islami, ish kryetari i Parlamentit në qeverisjen e PS-së, në intervistën për gazetën “Telegraf” i bën një skaner politik qeverisjes 6 vjeçare të Rilindjes Socialiste dhe pohon  se kryeministri Rama është i dështuar, duke renditur edhe arsyet dhe argumentat. Prof. Islami u bën apel shqiptarëve, që të mos e braktisin Shqipërinë, sepse vëndi do të boshatiset dhe demokracia do të vdiste nën thundrën e një rregjimi të pakicës shtypëse dhe prezencën e një populli të nënshtruar dhe se qytetarët duhet të veprojnë në mënyrë adekuate e deri ekstreme për të mbrojtur fatet e demokracisë së tyre. Prof. Islami shprehet spekticist për pritshmëritë e SPAK për të luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë, ndërkohë thotë se kryeministri Rama, për të qëndruar në pushtet, bashkohet edhe me kundërshtarët më të mëdhenj të çështjes shqiptare.

Jam shumë shumë skpetik që SPAK i reformës në drejtësi do të funksionojë, por nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë vendi do të rrëshqiste i pashpresë në një humnerë të thellë

-Prof Islami përse Kryeministri Rama ngutet të zbatojë MiniShengenin kur ende Shqipëria negocion për hapjen e Negociatave për Anëtarësim  me BE?

Arsyet janë të thjeshtë dhe fatmirësisht më së fundmi shumica e qytetarëve i kanë të qarta, madje edhe ata që nuk duan të shikojnë apo vazhdojnë për interesa të ngushta personale ti besojnë Ramës.  Rama është i dështuar në hapjen e negociatave me BE dhe kjo është tashmë evidente; shuplaka që mori në qershor të këtij viti nga Këshilli Europian ishte një mesazh  qartë për shqiptarët.  Dhe ky dështim ka ardhur vetëm për shkak të tij.  Rama është fajtori i vetëm që hapja e negociatave është shtyrë për 6 vjet.  Është keqqeverisja e tij që ka dështuar në cdo aspekt. Është korrupsioni i paprecedentë dhe lidhja e tij me oligarkët. Janë lidhjet e tij më grupet kriminale e mafioze që operojnë brënda e jasht vëndit. Është qeverisja e dështuar që i ka detyruar shqiptarët të largohen nga vëndi duke u klasifikuar të parët në vëndet e BE përsa i numrit të azilkërkuesve. Është paaftësia e injoranca e tij dhe e qeverisjes së tij që ka krijuar pasiguri për të cdo shqiptar dhe po e çon vëndin drejt rrënimet ekonomik, drejt falimentimit të bizneseve vëndase dhe largimit të atyre pak bizneseve të huaja. Është pasuria e tij dhe e klientelës së tij, prej më shumë se disa miliard euro që ka varfëruar në ekstrem shqiptarët.  Rama i dështuar tenton përmes kësaj nisme të sfidojë BE, duke ju dërguar mesazhin se “nëse nuk më pranoni kështu siç jam në BE” unë kam rrugë të tjera për të qëndruar në pushtet, duke lënë të kuptohet sic është shprehu edhe një analist amerikan, se mundet për interesat e tij personale të shkojë edhe në prehërin e vëndeve që sifidojnë BE dhe/ose NATO. Rama i dështuar dhe “lakuriq” përballë shqiptarëve ka provokuar po ashtu edhe shqiptarët me këtë nismë të pakonsultuar e disktutuar me askënd në Shqipëri e Kosovë dhe pa bërë asnjë llogaritje për impaktin që kjo nismë do të kishte mbi jetën, punësimin, ekonominë e shqitarëve dhe kosovarëve. Rama i dështuar edhe në nismën e tij të fundit për ndryshimin e  kufijve të Kosovës vazhdon të provokojë me nismën e minishengenit jo vetëm politikanët kosovarë që i ofendon në sy të Vucic por edhe të gjithë qytetarët kosovarë duke i futur kështu thikën  pas shpine pavarësisë së Kosovës dhe të ardhmes së saj integruese në NATO e BE.  Përfundimisht mund të thuhet pa asnjë mëdyshje se Rama i dështuar në cdo aspekt të qeverisjes së tij, kërkon të dalë nga kjo situate, thjesht dhe vetëm për interesat e tij të pushtetit personal por edhe i frikësuar deri në palcë nga humbja e pushtetit dhe ndëshkimi qytetar, duke bërë harakiri si sharlatan e klloun, por me siguri po zhytet edhe më thellë dhe me shpejtësi më të madhe në budallallëkun dhe marrëzitë e tij që janë trashur në ekstrem.

Nëse shqiptarët do të vazhdojnë të gjejnë zgjidhje personale, duke emigruar atëhere vëndi do të boshatiset dhe demokracia do të vdiste nën thundrën e një rregjimi të pakicës shtypëse dhe prezencën e një populli të nënshtruar

Çfarë fshihet pas sulmit të Kryeministrit Rama kundër kryeministrit Haradinaj, Albin Kurti por edhe ndaj Thaçit?

Ka një shprehje në hapsirën shqiptare që mund të shërbente si përgjigja më e përshtatshme për pyetjen tuaj në këtë rast: ”… kur qenit i vjen fundi ai shkon dhe përmjerr në një vend të shënjtë…”. Ky akt dhe ofendimet e Ramës në krah të Vuçiç ndaj lidershipit kosovar, nga njëra anë i kanë revoltuar në ekstrem të gjithë kosovarët, por nga ana tjetër i kanë ndihmuar të gjithë ata të kuptojnë se çfarë përfaqëson Rama në realitet, se cili është Rama i vërtetë, të mos besojnë më mbrockullat e tij, apo thirrjet e tij fallso patriotike  e madje të ndërgjegjësohen se Rama për interesat e tij personale mund të bëhet edhe nacionalist i neveritshëm e patriot fake, por edhe të bashkohet me cilindo nga kundërshtarët më të mëdhenj të çështjes shqiptare.  Pra,si cdo gjë tjetër, edhe kjo marrëzi e rradhës së Ramës, ka edhe të mirën  e saj, se i ka ndihmuar shqiptarët në Kosovë e Shqipëri, të kuptojnë se cili është Rama i vërtetë e ta shikojnë atë “lakuriq”. E madje, dhe të nxjerrin mësime nga vlerësimet e qëndrimet e profesorëve dhe intelektualëve shqiptarë e kosovarë që prej kohësh i paralajmërojnë për “rrezikun Rama” për të mos reaguar vetëm pasi marrëzia trashet aq shumë sa të këputet.

-Prof. Islami kush mund ta ndal këtë mazhorancë të kapë të gjitha institucionet e Drejtësisë, derisa emëron në të gjitha postet drejtuese të preferuarit e vet, ndërkohë që Opozita u vetizolua nga vendimmarrja politike?

– Termi demokraci është me prejardhje nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë “qeverisje nga populli” që presidentët amerikanë, në anglisht, i kanë dhënë edhe një  kuptim edhe më të gjërë e më të thellë: qeverisje nga populli, me popullin dhe për popullin. Dhe nëse ndonjë drejtues apo politikan tenton t’ja marrë apo t’ja kufizojë këtë këtë të drejtë, apo thënë ndryshe, një qeverisje e dalë nga populli i kundërvihet popullit apo tenton të shkaërrojë demokracinë për të nënshtruar popullin, atëhere është vetë populli që e gjen zgjidhjen. Dhe alternativat janë të shumta. Askush nuk mund të ndalojë qyetetarët, madje as dhuna e policisë qeveritare, që populli të ushtrojë qeverisjen e tij, pra të marrë në dorë fatet e demokracisë. Kur them këtë nuk kam parasysh aspak opozitën politike, e cila ka një rol shumë të madh në ndërgjegjësimin dhe drejtimin e popullit në rrugën e drejtë, por thjesht dhe vetë popullin i cili duhet të duhet të ushtrojë këtë të drejtë edhe në rast se opozita nuk e ushtron detyrën e saj të drejtimit të veprimit qytetar. Madje, një profesor nga Haruard, me emrin Kai Thaler, flet edhe për veprimet ekstreme të qytetarëve përballë një qeverie autoritare që prek rëndë të drejtat e tij demokratike apo shkatërron demokracinë (https://foreignpolicy.com/2019/12/05/hong-kong-protests-chile-bolivia-egypt-force-police-violence-is-sometimes-the-ansëer/). E kam të vështirë ta këshilloj popullin shqiptar të gjëndur në kushtet konkrete ku gjëndet Shqipëria, më mirë sesa profesori amerikan Kai Thaler, i cili gjykon se qytetarët duhet të veprojnë në mënyrë adekuate e deri ekstreme për të mbrojtur fatet e demokracisë së tyre ndonëse nuk do të kenë gjithnjë dhe për çdo veprim të tyre mbështetjen e entiteteve të tjera, qeverisëse apo të shoqërive civile, nga vëndet e tjera demokratike e liberale. Prandaj duhet lexuar me vëmëndje çfarë sygjeron profesori amerikan i Haruardit, jo se është më i zgjuar, por duke dhënë leksione në një nga Universitetet më të mira në botë, të vëndit kampion të demokracisë, ka më shumë eksperiencë.

Ofendimet e Ramës në krah të Vuçiç ndaj lidershipit kosovar, i kanë ndihmuar të gjithë kosovarët të ndërgjegjësohen se Rama për interesat e tij personale mund të bëhet edhe nacionalist i neveritshëm e patriot fake, por edhe të bashkohet me cilindo nga kundërshtarët më të mëdhenj të çështjes shqiptare

A mund ta detyrojë Kryeministrin Rama opozitarizmi deklarativ i Opozitës për të bërë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërkohë që hoqi dorë nga protesta?

Nuk kam aspak dëshirë ta dëgjoj e ta besoj një deklaratë të tillë. Nëse nuk gabohem, nga deklaratat e fundit publike të lidershipit opozitar, kam krijuar përshtypjen se opozita e vërtetë, po përgatitet për të vepruar në të gjitha mënyrat për të realizuar zgjedhjet e parakohshme, përfshi edhe veprimet protestuese. Aq më tepër që opozita reale gjëndet jashtë parlamentit, pasi ka dorëzuar mandatet kuvendore. Por gjykoj se detyra kryesore i përket popullit sic e shpjegova ak më sipër. Dëgjoj shumë vetë që më thonë se “çdo popull meriton qeverinë e tij” dhe kjo natyrisht është e vërtetë, po aq sa është e vertetë edhe shprehja tjetër se “shqiptarët durojnë, por kur shpërthejnë janë si tërmeti apo vullkani…”.  Ne që jetojmë në këtë periudhë, pra në këto 30 vitet e fundit,  i kemi vrojtuar këto dy cilësi të shqiptarëve, dhe me sa duket duhet të presim akoma me më shumë me besim, dhe as mos të ligështohemi dhe as të zhgënjehemi, sepse koha e reagimit qytetar po afron pavarësisht se disave mund t’ju duket se reagimi adekuat mungon apo po vonon. Unë jam optimist dhe kam ende shumë shpresë.

Profesori amerikan Kai Thaler: Qytetarët duhet të veprojnë në mënyrë adekuate e deri ekstreme për të mbrojtur fatet e demokracisë së tyre ndonëse nuk do të kenë gjithnjë dhe për cdo veprim të tyre mbështetjen e entiteteve të tjera, qeverisëse apo të shoqërive civile, nga vëndet e tjera demokratike e liberale

Ju shpresoni se SPAK do të luftojë korrupsionin e zyrtarëve, derisa u publikuan foto ku kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve takohet me kandidatë të SPAK? 

– Të jem i sinqertë jam shumë shumë skpetik që ky aspekt i reformës në drejtësi do të funksionojë, por nuk jam një pesimist i pandreqshëm. Ndoshta kjo mund të rezultojë një dëshirë utopike e imja, shpresoj që kjo të mos ndodhë, sepse vazhdoj të ruaj edhe fare pak shpresë se ose SPAK do të korrektohet për t’u bërë realisht i pavarur e profesional e me integritet të gjithëpranuar, ose ai do të veprojë siç duhet kundër korrupsionit e krimit të lidhur me zyrtarët shumë të lartë.  Nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë vëndi do të rrëshqiste i pa shpresë në një humnerë të thellë. Përgjegjësia në rradhë të parë i përket shqiptarëve e mbi të gjithave popullit shqiptar, që duhet të ndërgjeëgjsohet maksimalisht për rolin e patjetërsueshëm dhe përgjegjësitë që ka për të mbrojtur demokracinë, pra qeverisjen e tij. Nëse shqiptarët do të vazhdojnë të gjejnë zgjidhje personale, duke emigruar, atëhere vëndi do të boshatiset dhe demokracia do të vdiste nën thundrën e një rregjimi të pakicës shtypëse dhe prezencën e një populli të nënshtruar, gjë që në asnjë rast nuk e besoj se do të ndodhte.

Si mund të ndalet arroganca qeverisëse e Edi Ramës? 

– Lidhur me pyetjen që më bëni mendoj se “vetëm populli e ka përgjigjen e saktë e përfundimtare në dorë”… Madje, as opozita nuk do të mund ta kishte këtë rol. Sepse opozita është vetëm një mekanizëm politik kushtetues, i cili vepron vetëm politikisht e orienton popullin dhe brënda kufijve të Kushtetutës. Në rrethanat kur një qeverisje shkatërron në ekstrem themelet e demokracisë, opozita nuk ka asnjë mjet politik për ta ndalur. Në këtë moment përgjegjësia është e popullit dhe pikërisht në këtë moment populli vepron për të ndalur tjetërsimin e detyraës së tij që është qeverisja, apo e thënë ndryshe, populli pengon e ndalon qeverinë të shkatërrojë demokracinë. Populli nuk ka më asnjë kufizim, qoftë edhe kushtetues, në veprimet e tij për rifitimin e së drejtës së tij për të mbrojtur demokracinë. Arroganca e Ramës është mjeti i fundit dhe ekstrem i një kryeministri autoritar, përfaësues i një pakice oligarkike e të kurruptuar e të inkriminuar, që po nënshtron popullin, duke shkatërruar demokracinë.  Populli duhet që të drejtën që zotëron ta aplikojë, unë besoj se ka ende shumë qytetarët, veçanërisht të rinj që janë të vendosur për të ushtruar këtë të drejtë demokratike, duke mos pranuar të nënshtrohen. Askush nuk duhet të ketë frikë për të mbrojtur demokracinë se Rama është i friksuar në ekstrem dhe po llogarit për të bërë pazare me fundin e tij. Për më tepër që buxheti është i rrënuar dhe policia nuk është e prirur të përplaset me vëllëzerit e tyre shqipatr për interesat e ngushta të një kaste shumë të ngushtë të këtij rregjimi antidemokratik e antipopullor, që në ditët e tij të fundit tenton të shfaqet agresiv e represiv.

– Faleminderit!