Prof.Dr. Jamarbër Malltezi: Ku shkuan 430 milion euro të inceneratorëve ?!

236
Sigal

Kreu i SPAK flet te Tv-inceneratori

 Shqiptarët duan të mësojnë: Ku shkuan 430 milionë euro?

Prof. Dr. Jamarbër Malltezi

Afera 430 milionë € e inceneratorëve është krimi dhe korrupsioni i organizuar që ndodh ditën për diell. Pa tender, në dhunim të ligjeve të shtetit, po ndahen para publike si plaçkë lufte mes një grupi të babëziturish përfshi Rama-Ahmetaj-Koka-Bllako-Blushi, etj. Paratë publike të hedhura për inceneratorët pastaj po përfundojnë për të blerë mediat që lëpijnë Edi Ramën ose si (1) reklama (100 milionë lekë reklama paguan ky që ka monopolin tek Blushi-Bolino-Baze – se pse duhet të bëjë reklamë ai që ka monopol e nuk ka konkurrent tjetër, kjo tregon kollitjen tek mediat lëpirëse), ose (2) duke blerë kompani të tjera të pronarëve të mediave (2.1 milione € blerë 51% e aksioneve të “Lori Café” të pronarëve të “Topit” nga mafia e plehrave duke bërë ortak gruan e Blushit e duke e marrë me vete deri në Bullgari për të fshehur), ose (3) duke paguar deri 10 milionë lekë rroga mujore për familjarët e banditëve në pushtet. Ka 3 padi të rënda për inceneratorët, përfshi këtë të LSI-së që vërtetoi se (1) Edi Rama ka dhënë bonus pa mbledhje qeverie fare dhe ndërkohë që  3 nga 5 ministrat e pyetur për mendim, u shprehën kundra dhe (2) ish- ministri Koka ka përlarë 3 milionë euro veç nga inceneratori i Elbasanit përmes 8 kompanive të krijuara nga familjarët e tij brenda ditës, që morën gati 3 milionë € nga Zoto-Mërtiri. POR çfarë bën SPAK? Ky që duhet të hetojë nëse u vodhën paratë publike? Nësë janë zbatuar apo anashkaluar ligjet? Nëse po blihen mediat dhe si del gruaja e Blushit del aksionere me 1/3 e 2.1 milionë € kur Blushi nuk i ka pasur kurrë të deklaruara kaq shumë para? Publiku pret të dijë ku po shkojnë 430 milion €, ndërsa po mbushet viti e nuk ka përgjigje nga SPAK, tani kreu i SPAK jep intervistë tek “Top”-inceneratori. Na rroftë Reforma, se drejtësia ka humb rrugën! Po opozita? Mendoj se opozita duhet ta mbajë si kalë beteje të reformës në drejtësi këtë mega-aferë me 3 inceneratorë të pakërkuar e pacertifikuar, që po korrupton nga kryeministri, ministrat, drejtorët e deri tek mediat. Opozita duhet të kushtëzoje suksesin e reformës me hetimin e plotë e të paanshëm të kësaj mega afere. Të ftojë BE dhe SHBA të sjellin një hetues të pavarur dhe mjafton të shohë këto fakte që kanë dalë në media, pasi ishin fshehur për 5 vjet nga qeveria. Kaq e thjeshtë është cilësimi reformë e suksesshme apo reformë për të larë duart hajdutët.