Prof. Dr. Jamarbër Malltezi: Inceneratori i Tiranës, megakorrupsioni i qeverisë “Rama”, ku zbatohet skema e grabitjes së të parave publike

74
Sigal

 

/Gazeta TELEGRAF

Në vendin, ku u vra Ardit Gjoklaj, që punonte për të blerë librat e shkollës po paguhet 10 milionë lekë në muaj rrogë për babain e Alqi Bllakos, drejtorin e Edi Ramës për plehrat

Prof. Dr. Jamarbër Malltezi, Shef i Departamentit të Mjedisit të PD në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet se inceneratori i Tiranës është megakorrupsioni i qeverisë “Rama”, pasi duhej të ishte ndërtuar me paratë e koncesionarit, por  deri tani i janë paguar 23 milionë euro dhe nuk ka ndërtuar asgjë. Kupola janë Edi Rama, Lefter Koka, Alqi Bllako e Erion Veliaj, më pas si ekzekutorë e sekserë janë Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri. Prof. Malltezi arsyeton edhe shpërdorimin e detyrës të kryeministrit Rama dhe Agaçit dhe VKM në favor të koncesionarit, por edhe në shkeljen e prokurorimit, ku nuk u zbatua procedura ndërkombëtare, për të favorizuar  klientin e qeverisë. Prof. Malltezi shprehet se  me inceneratorin e Tiranës  “Është vjedhur barbarisht, të sigurt që nuk do i hetojë asnjeri sa kohë që në pushtet do jetë Edi Rama”.

Ja intervista e plotë dhënë për telegraf.al : 

– Zoti Malltezi, duke qenë se ju keni denoncuar vazhdimisht si korrupsion ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, (por edhe të Elbasanit dhe Fierit), a mund të thoni se kemi skemë të pastër të një strukture kriminale?

– Padyshim, që është i njëjti grup i strukturuar kriminal si në rastin e Elbasanit, ku bënë gjasme sikur kryen 9 procedura shumë-mujore brenda ditës, si në rastin e Fierit, ku u grabitën 15 milionë euro për 2 javë pa investuar të blejnë asnjë lopatë apo kazan plehrash edhe në këtë të Tiranës.

“Do duhej ta kishte ndërtuar me paratë e veta dhe nuk e ka ndërtuar. Do duhej të ishin paguar vetëm 6 milionë euro, por janë paguar 23 milionë euro dhe nuk kemi incinerator”

“Inceneratori është megaafera korruptive më e rëndë e kësaj qeverie. Është vjedhur barbarisht, të sigurt që nuk do i hetojë asnjeri sa kohë që në pushtet do jetë Edi Rama”

– Kush janë protagonistët?

– Kupola janë Edi Rama, Lefter Koka, Alqi Bllako e Erion Veliaj, më pas si ekzekutorë e sekserë janë Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri dhe këta të fundit pastaj paguajne rryshfete të majmë në formë pagash apo reklamash për hajdutët e zakonshëm që mbajnë petk gazetari. Në vendin, ku u vra Ardit Gjoklaj, që punonte për të blerë librat e shkollës po paguhet 10 milionë lekë në muaj rrogë për babain e Alqi Bllakos, drejtorin e Edi Ramës për plehrat?  Zoto-Mertiri kanë shpërndarë mbi 100 milionë lekë për reklama për mediat e merove, bolinove apo blusheve. Pse? Nga dalin këto qinda miliona? I ka të vetat Zoto-Mertiri? Jo, janë para të taksapaguesve shqiptarë që Edi Rama po ua grabit qytetarëve dhe ia fal sekserëve të tij, që  pastrojnë paratë.

– Në denoncimin e Kryemadhit, ndër të tjera theksohet se Ministria e Mjedisit u vetëshpall autoritet kontratues. Pse Mnistria e Mjedisit nuk është autoritet kontraktues?

– Bazuar në nenin 13 të Ligjit 125/2013 duhej që Këshilli i Ministrave të përcaktonte me vendim autoritetin apo autoritete kontratore konkrete që duhej të zhvillonin procedurën koncesionare pasi fusha e koncesionit është kompetencë e dy autoriteteve kontraktore dhe për më tepër lokale ose rajonale dhe jo shtetërore. Kjo është shpërdorim detyre.

– Sipas Jush, përse Ministria e Mjedisit i jep bonus 8 % të pikëve shoqërisë “Integrated Energy BV”? Është shkelur barazia në garë?

– Problemi është më i rëndë. Rama dhe Agaçi i dhanë 8 pikë bonus, kur kishte 3 ministra që kishin dhënë argumenta kundra dhe kur nuk kishte as studim fizibiliteti! Nuk mund të japësh bonus nëse 1 ministër të del kundra jo më nëse ke 3 ministra. Ka pasur një dëshirë të madhe për të grabitur ato miliona euro. Vetëm nëse do ishin qartësuar elementet dhe ministritë të ishin dakort mund të jepej bonus.

– Në tërë procedurën e dhënies së koncesionit të inceneratorit, a ka favorizuar Ministria e Mjedisit, bashkitë Tiranë, Elbasan, Fier kompani koncesionare në garë?

– Padyshim. Janë të njëjtët njerëz si në kupolë shtetërore dhe si ekzekutues dhe sekserë të kupolës.

“Është shkelje e qëllimshme ligji me qëllim që t’i jepeshin qindra milionë euro Klodian Zotos dhe Mertirit që këta t/i kthenin milionat mbrapsht tek Rama, Koka, Blushi, Bllako, etj”

– Ju si e shpjegoni, që Autoriteti Kontratues ka bërë procedurë kombëtare për 16 ditë për inceneratorin e Tiranës dhe jo ndërkombëtare për 45 ditë?

– Është shkelje ligji me qëllim që asnjë kompani e huaj të mos kish kohë as të përkthente materialet e jo më të përgatitej për garë. Është shkelje e qëllimshme ligji me qëllim që t’i jepeshin qindra milionë euro Klodian Zotos dhe Mertirit që këta t/i kthenin milionat mbrapsht tek Rama, Koka, Blushi, Bllako, etj.

– Deri tani inceneratori i Tiranës, ndonëse ka thithur qindra milionë euro, a ka zbatuar kontratën për prodhimin e energjisë elektrike, apo është thjesht landfill që gropos plehra dhe përvetëson tarifa si incenerator?

– Vijon shkelja ligjore. Do duhej ta kishte ndërtuar me paratë e veta dhe nuk e ka ndërtuar. Do duhej të ishin paguar vetëm 6 milionë euro, por janë paguar 23 milionë euro dhe nuk kemi incinerator.

– A mund të thoni se në korrupsionin e inceneratorëve (siç edhe ju e denonconi) ka skema të pastrimit të parave?

-Deri tani kemi skema të grabitjes së parave publike nga ky grup i strukturuar kriminal. Pra tani po i vjedhin, kur t’i investojnë do shohim nëse dhe si do i pastrojnë.

“Rama dhe Agaçi i dhanë 8 pikë bonus, kur kishte 3 ministra që kishin dhënë argumenta kundra dhe kur nuk kishte as studim fizibiliteti! Nuk mund të japësh bonus nëse 1 ministër të del kundra jo më nëse ke 3 ministra”

–  A mund ta quani ju skandalin e Inceneratorëve, megakorrupsionin e qeverisë së Rilindjes?

– Padyshim, që është megaafera korruptive më e rëndë e kësaj qeverie. Është vjedhur barbarisht, të sigurt që nuk do i hetojë asnjeri sa kohë që në pushtet do jetë Edi Rama.

–  Ju si e shpjegoni që deri tani nuk ka reagim nga SPAK? Kaq kohë merr hetimi i çështjes?

– Afera e inceneratorëvë është shumë e rëndë dhe komplekse. Por disa elemente janë shpërdorim flagrant detyre e qartë edhe për një student drejtësie. Nëse po hetojnë kompleksitetin, do i mirëkuptoja, pasi ke edhe gjurmë që fshihen në Hollandë në kompani guacka etj. Por mund të jetë edhe frika e tyre nga kryehajduti i kësaj afere që është Edi Rama. Shqiptarët do i tregojnë vendin Edi Ramës edhe që drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të pafrikësuar nga grupi i strukturuar kriminal që ka kapur shtetin.

– Faleminderit!