Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Zjarri do të ndizet më 12 qershor te dera e PS-së!

318
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Pasi e “ndezi zjarrin” në Presidencë, Rama i paralajmëroi kundërshtarët brenda partisë, se të pa kënaqurve  do ua “ndezë  zjarrin” ditën e themelimit të Partisë Socialiste, më 12 qershor.

Pse i kërcënoi kundërshtarët brenda partisë me 12 qershorin?

Sepse ajo datë, nuk do të jetë ditë festive, por dita e gjykimit dhe e largimit nga forumet drejtuese të kundërshtarëve të tij dhe ata pritet që të jenë të shumtë.

Përse duhet ndezur zjarri te “pragu i vet”?

Sepse, deri atëhere, do të jetë “shuar zjarri” në  Presidencë. Ai e “ndezi zjarrin” në Presidencë, për të larguar vëmendjen e opinionit publik dhe të ndërkombëtarëve nga procesi zgjedhor, i cili po kontestohet me dosje voluminoze nga opozita. Ai e ka shumë të qartë, se e ka të humbur edhe betejën e dytë të shkarkimit të Metës, sepse, nuk ka asnjë shkak ligjor për ta marrë nismën e shkarkimit. Provoi ta shkarkonte Metën, kur pretendonte se Presidenti kishte tejkaluar kompetencat  kushtetutese, kur ekzistonte një dekret, jo më tani, që Presidenti, nuk ka prodhuar asnjë akt, nuk ka nxjerrë asnjë dekret! Ai e di, se nuk mund të legjitimohet një Komision Hetimor për shkarkimin e Presidentit, me ish- deputetë dhe me një parlament, me ish- deputetë. Ky parlament e mbaroi misionin e vet që ditën që u shpallën zgjedhjet parlamentare  dhe duhet të mbetet formalisht, vetëm për një situatë të jashtëzakonshme. Ai është i bindur se edhe thirrjet për të bashkëpunuar me PD-në, për zgjedhjen e Presidentit të Ri, janë thjesht demagogji, por, ai do të vazhdojë ta luajë atë lojë, derisa të mbarojë analiza e ankesave të opozitës nga organet e legjitimuara nga Kodi Zgjedhor. Me krijimin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Rama shfaqet krejt ai që ka qenë, se mandati i tretë i duhet për hakmarrje ndaj kujtdo që e pengon në ëndrrën për të qeverisur deri në 2030, ashtu si i është fanepsur në ëndërr!