Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Shkenca sfidon politikën!

325
Sigal

 

Mjeku Osmani me argumente të bazuara në studimin e tij, e sfidoi megallomaninë politike në lidhje me Covid 19. Me fotografitë radiologjike dhe dinamikën e diagramave vërtetoi se në Shqipëri infektimi nga Covid 19 pikën kritike të zhvillimit e ka patur në fazën e parë, në 15 janar dhe faza e dytë ishte 15 mars, dhe me pak agresive. Me argumente profesionale,  ai sfidoi politikën mediokre karantinuese, që i tmerroi shqiptarët dhe i izoloi ata për interesa politike, duke falimentuar edhe ekonominë. Mjeku kurajoz u dha një leksion edhe specialistëve që u bënë bishti i politikës dhe mohonin kategorikisht tezën e dhjetra specialistëve, se covid pikën e infektimit në Shqipëri e kishte në janar-shkurt. Specialisti pati kurajo te deklaronte, se politika duhet t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve, të cilët u futën në një regjim ekstrem absurd, duke cenuar liritë e të drejtat kushtetuese. Sipas tij, pasojat e covid janeë të shërueshme dhe nuk ka përse të jenë në panik. Masat e izolimit absurd duhet të hiqen urgjentisht dhe frekuentimi i plazhit duhet të jetë normal. Madje, mjeku stigmatizoi edhe tezën, se pa vaksinë, covid nuk zhduket!