Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Rënia e lirë e qeverisjes Rama!

220
Sigal

Nga sondazhi i fundit i Institutit Demokratik Amerikan, del, se 60 % e shqiptarëve, nuk besojnë më te qeverisja. Në fakt, mosbesimi është në rritje çdo ditë. Vrasja e të riut në derën e shtëpisë, rebelimi i të rinjve dhe dhuna ndaj minorenëve edhe më shumë e rriti urrejtjen ndaj kësaj qeverisje. Raportet ndërkombëtare janë denoncuese për cenimin e standardeve demokratike të qeverisjes dhe mos respektimin e të Drejtave të Njeriut. Transparency International denoncon rritjen e korrupsionit e KE cenimin e të Drejtave të Njeriut dhe dhunimin e të rinjve e gazetarëve. Edhe Guardia di Finanza raporton se sipërfaqet e mbjelljeve me lëndë narkotike në Shqipëri, në 2020, janë shumë më të larta, se në 2019. Qeveria pretendon të kundërtën, ndërsa kryeministri në një media ndërkombëtare, e pranon, se ka mbetur vetëm, pasi, sipas tij, nuk kuptohen “idetë e tij”! Është e vërtetë, se perceptimi mbi realitetin, nga shumica absolute e shqiptarëve dhe kryeministrit, është krejt e ndryshme. Ashtu, si edhe filozofia politike mbi qeverisjen demokratike është krejt e ndryshme, sepse, kyeministri parimet e shtetit social të së Drejtës i konsideron tepër të vjetëruara, prandaj i mohon të gjitha rekomandimet e institucioneve europiane për plotësimin e kushteve, para organizimit të Konferencës Ndërqeveritare.

Rama parimet e shtetit social të së Drejtës i konsideron tepër të vjetëruara, prandaj i mohon të gjitha rekomandimet e institucioneve europiane për plotësimin e kushteve, para organizimit të Konferencës Ndërqeveritare

Ai deklaron edhe publikisht, se nuk ka kushte, e në këtë situatë duket i pavlerë edhe impenjimi i Ambasadores Kim për plotësimin e Gjykatës Kushtetutese brenda dhjetorit.  Pse? Sepse kryeministri ynë ka dhënë prova se nuk pyet, e as i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetutese. Do e konsideroni akt mërie, si ju duket disa militantëve e adhuruesve të Ramës? Ja po u jap një rast, nga me bindësit e më flagrantët. A nuk ia hoqi mandatin e deputetit Ilir Beqës Gjykata Kushtetutese?

Lleshin ja rrëzuan të “rinjtë e rrugës”, prandaj Rama do jetë në rënie të lirë, e as do të ketë forcë ta ndalojë atë

Po ia hoqi. A nuk e bëri Rama përsëri deputet? Ai është përsëri deputet! Rama është në rënie e në vetmi, jo se është me ide më të përparuara, e të tjerët nuk mund ta ndjekin, por se, filozofia politike e tij bazohet te anarkizmi dhe subjektiviteti, prandaj e kam emërtuar si Filozofi surelist i së Drejtës! Ai kishte deklaruar, sa mori mandatin e dytë, se asnjë ministër nuk do të ikë nga qeveria pse do e kërkojnë të tjerët, por, vetem kur të donte ai.  Ra edhe në këtë premtim. Lleshin ja rrëzuan të “rinjtë e rrugës”, prandaj do jetë në rënie të lirë, e as do të ketë forcë ta ndalojë atë.