Prof. Dr. Elmaz Sherifi/ Rama po tkurret me padinë kundër Ramushit, pasi Haradinaj nuk lejoi grabitjen e Kosovës dhe 50 miliard eurove

399
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Padia e Ramës dhe qetësia e Ramushit!

Rama bëri Padi Civile kundër Ramushit, për shpifje. Ramushi ende nuk ka marrë avokat, pasi si shprehet ai, ende nuk është njohur me përmbajtjen e padisë. E, nëse procesi gjyqësor ende nuk ka filluar nga Pushteti Gjyqësor, ai ka filluar nga Pushteti Mediatik dhe ai qytetar. Ramushi po e përdor këtë situate anormale të krijuar nga padia e Ramës, për të informuar opinionin publik në të gjitha mjediset shqipfolëse, më shumë çështje të cilat deri tani ishin dilematike, duke e zhveshur veten nga akuza e Ramës, dhe zbardhur disa të vërteta që shpesh e nga disa hamëndesoheshin. Ramushi me qetësinë e të pafajshmit dhe qartësinë e politikanit të ndërshëm, që ka mbrojtur interesat e Shtetit të Kosovës, është bërë i ftuari i preferuar në studiot televizive në Kosovë e Shqipëri. Me shpjegimet e thjeshta, të qarta e të sinqerta ai po fiton admirimin e të gjithë shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe vendet e tjera shqipfolëse. Ramushi me logjikë politike në ligjerimet e tij, nuk mbrohet, perkundrazi, po heq edhe “mjegullën” e mbuluar me propagandë gebelsiane, për disa çështje të lëna në harresë, duke marrë pozitën e akuzuesit! Ai po mbron me vendosmëri tezen që u bë objekt i akuzës së Ramës, sepse sipas tij, kishte një plan antishqiptar për ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe Ramën e konsideron “aktorin më fanatik” që e ka dëshiruar ndarjen, dhe ka punuar me pasion për ta realizuar atë. Tani Ramushi po heq dore edhe nga gjuha diplomatike mbi “projektin”, sepse atë gjuhe ia impononte funksioni si kryeministër, dhe pas padisë ai po informon shqiptarët nga studiot televizive, që shqiptarët-si tha Ramushi, të njihen me disa të vërteta të shëmtuara, që nga Saranda, Progonati, Dhërmiu e Jugu i Shqipërisë, se Rama, e të ngarkuarit e tij, ma kanë paraqitur projektin e ndarjes me harta, e janë munduar të më joshin për të bërë karrierë, nëse e miratoja atë projekt. Por, si u shpreh Ramushi, Kosova nuk mund të jetë “bakshish politik” i Ramës, për Serbinë e Vuçiçit, i cili nëpërmjet shkëmbimit të territoreve, dhe marrjes së Mitrovicës nga Serbia, Kosova humbet, jo vetëm dinjitetin kombëtar, por i dhurohen Serbisë edhe 50 miliard euro, nga te cilat, sipas Padisë Civile, kundër Ramushit, akuzohet si përfitues edhe Rama. Ramushi politikën e Ramës me Kosovën e konsideron tejkalim të kompetencave shtetërore, madje me qëndrime diskriminuese ndaj kryeministrit të Kosovës. Duke mos e ndarë projektin e ndarjes së kufijve nga Projekti i Shengenit Ballkanik, Ramush Haradinaj përdori një shembull me vendosjen e traut doganor, midis Shqipërisë e Kosovës nga ” Koncesioneri Kastrati”, i cili i detyron kosovarët të paguajnë taksa në Rrugën e Kombit, e cila hiqet sipas projektit të Shengenit Ballkanik, madje detyron edhe kryeministrin e Kosovës të paguajë taksa me të gjithë grupin shoqërues, edhe kur ka ftesë zyrtare nga autoritetet shtetërore të Shqipërisë. E me atë shembull, Ramushi bëri edhe pyetjen retorike. Po Rama dhe eskorta e tij, a ka paguar ngonjëhere taksë, kur ka hyrë, apo ka dalë nga Kosova? Marrëdhëniet midis Ramës e Ramushit, nuk duhen gjykuar si marrëdhëniet midis dy personave, por si marrëdhënie shtetërore. Prandaj autoritetet shtetërore të Shqipërise duhet ta kuptojnë përfundimisht, se “Zot” në Kosovë e për kosovarët, janë vetëm autoritetet legjitime të Kosovës. Kjo është kuptuar shumë mirë nga shqiptarët e Kosoves, ku edhe ka filluar gjyqi mediatik i Ramës, për padinë e bërë ndaj Ramushit. Ramushi po rritet, Rama po “tkurret”, pavarësisht se janari është si pranverë!