Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Rama ballë për ballë me Metën!

184
Sigal

Edi Rama dhe Ilir Meta bashkëpunuan 11 vjet, prej 1998 deri më 2009, kur Meta u fut në qeveri e bashkëpunoi me Berishën. Konflikti politik mes tyre përfundoi me humbjen e Bashkisë në 2011. Rama e kuptoi se pa aleancën me Metën do t’i humbte edhe zgjedhjet parlamentare të 2013. Prandaj i harroi kritikat e bëra ndaj Metës me 2011 dhe përdori çdo instrument që të benin koalicion politik për fitimin e zgjedhjeve parlamentare më 2013 dhe të bashkëqeverisnin. Këtu u shfaq botërisht amoraliteti politik i Ramës, sepse, për të marrë ai pushtetin i braktisi parimet dhe moralin që propagandonte, gëlltiti të gjitha akuzat që kishte bërë ndaj Metës dhe LSI-së, bashkëqeverisi një mandat dhe Metën e bëri edhe Kryetar Kuvendi dhe President. Kur Metën e shpalli Kryetar Shteti, e ngriti aq lartë si njeriun që do të kryente më mirë se cilido funksionin. Përse e bëri President të Republikës? Sepse mendoi ta eleminonte politikisht.

Dhe nuk kaluan shumë kohë e ndaj tij filloi akuzat më të ulta, duke mobilizuar edhe “ushtrinë propagandistike” për ta diskretituar, si njeri dhe politikan. Kur dhe përse filloi lufta mediatike ndaj kryetarit të shtetit ? Filloi atëhere, kur pasi i shfaktorizoi të gjitha pushtetet e shtetit, dhe i vuri në “rresht” ato, i duhej ta merrte edhe instucionin e kryetarit të shtetit, i cili ishte pengesa e vetme në zotërimin e të gjitha pushteteve të shtetit. Pikërisht në atë moment harroi lëvdatat e bëra publikisht ndaj tij dhe e akuzon çdo ditë si “personi i marrë” që ka harruar zyrën dhe është në “arrati”! Një pyetje retorike do të bëja. Kush është më i ndershëm, Rama që e bëri Metën President, apo Meta që pranoi të bëhej Kryetar Shteti? Unë mendoj, se nëse Meta nuk do ta pranonte propozimin, atëhere ai nuk do të ishte normal. “Emërimi” i tij President e çlironte edhe nga akuzat që Rama kishte “derdhur lumë” mbi të. Atëhere, më i pandershëm shfaqet Rama dhe realisht ai është. Këtë e vërtetoi që me 2013, kur, për të marrë ai dhe grupimi politik i Rilindjes pushtetin, i harroi akuzat publike ndaj Metës “hëngri ngjala” dhe bëri “Koalicionin e progresit”, si propagandonte atë mot. Dhe tani është i pabesueshëm në kritikat publike ndaj Metës, pasi ai, i është bërë pengesë në ëndrrat e tij për “mandatin e tretë” dhe nuk po e toleron në asnjë rast në nismat për miratimin e ligjeve që deformojnë qeverisjen e mirë. Presidenti i ka rikthyer shumicën e ligjeve, që favorizojnë oligarkinë politike dhe shumë prej tyre i ka depozituar me ankesë në Gjykatën Kushtetutese. Presidenti ka qenë mjaft aktiv në media për plotësimin e kërkesave të institucioneve të BE si kusht për organizimin e Konferencës Ndërqeveritare dhe denoncon publikisht keqqeverisjen e Ramës. Tani janë ballë për ballë dhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit një nga vezët do të thyhet. Akuzon Rama kryetarin e shtetit, kur me nisma politike e ligjore mbërritën deri në çmenduri, për t’i hequr edhe kompetencat kushtetutese me ligje, që miraton “Kuvendi i Sajuar “! Rama akuzon Metën si i çmendur. Meta propozon ngritjen e një komisioni mjekësor për shendetin mendor të Ramës. Çdo të ndodh? Nëse Rama nuk e merr mandatin, probleme do të ketë. Ne se ndihmojmë dot. Jemi të mendimit se Rama e ka “mbushur kupën” e duhet e do të largohet!