Prof.Dr.Elmaz Sherifi: Misioni i dështuar i Edi Ramës

346
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Mision i dështuar i Edi Ramës

Kështu e kam emërtuar një shkrim më 29 korrik 2009. Atëhere isha deputet i PS dhe i shqetësuar nga sjelljet politike të Ramës, e kritikoja në mbledhjet e grupit parlamentar dhe me që nuk reagonte, bëra shkrimin tek një gazetë e përditshme. Më parë kisha trajtur se Edi Rama ka një mision. Ta shkatërrojë Partinë Socialiste. Partia Socialiste u shndërrua në parti moderne me mendësi politike perëndimore. Akti më madhor i veprimtarisë politike në opozitë ishte rrezimi i Projekt Kushtetutës në 1994. Krenari e saj në pushtet ishte miratimi i Kushtetues me referendum më 1998. Mendësinë e saj perëndimore e plotësoi me rotacionin më të qetë politik, kur humbi zgjedhjet parlamentare më 2005. Nano dha dorëheqje edhe nga funksioni i kryetarit të partisë.
Sot ajo parti nuk ekziston më. Aty është “reparti ushtarak i memecëve”, të cilët propagandojnë kudo me heshtjen e tyre vlerat e “gjeniut”, që ka për mision në politikën e brendshme, zëvendësimin e kushtetutshmërisë me anarkinë institucionale dhe shtetin e së Drejtës po e shndërron në shtetin që udhehiqet nga partia, kupto kryetari. Në politikën e jashtme ka mision ndryshimin e kufijëve midis Kosovës dhe Serbisë. E me që dështoi në lëvizjen e parë, iu rikthye minishengenit, prandaj ka deklaruar, se nuk i mbyll sytë pa “hequr kufijtë” në Ballkanin Perëndimor. Kjo nismë synon të zhbëjë platformën e Konferencës së Berlinit, apo Procesin e Berlinit të inicuar nga Kancelarja Merkel në gusht 2014 me rastin e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore dhe kish si mision pajtimin mes shteteve të Ballkanit. Rama po prish marrëdheniet edhe me Kosovën dhe me lëvizjen e tij i shërben interesave sllave të projektuara që në Traktatin e Shën Stefanit më 1877, kur Perandoria Osmane humbi luftën me Rusinë dhe coptoi territoret me shumicë absolute shqiptare, duke ia aneksuar Serbisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Konferenca e Berlinit e 13 qershorit 1878 nuk e zgjidhi problemin. Sot Gjermania e Merkel do një Shqipëri demokratike me institucione, që funsionojnë mbi parimet e shtetit të së Drejtës. Edi Rama këtë nuk e dëshiron, por do të dështojë në misionin e tij.