Prof.Dr.Elmaz Sherifi: Koalicioni i 25 prillit do ti japë fund qeverisjes despotike

136
Sigal

Lidhja për Drejtësi e Progres u themelua në 2012, nga një grup idealiste, vizionar, dhe të veprimit demokratik, për të sjellë në Shqipëri, një model të ri politikbërje, si kundërvënie kushtetuese dhe institucionale e modelit të vjetër, por, edhe e afirmimit të një morali të ri politik. Organet drejtuese të saj patën guximin dhe vendosën që në zgjedhjet parlamentare të 2013, të mos bëheshin pjesë e asnjë koalicioni dhe konkuruan të vetëm, me 140 kandidatë për deputetë, në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Masakra e deformimit të votës nga komisionet partiake, ishte përgjigja që morrëm. Zgjedhjet e 25 prillit duhet të krijojnë Koalicionin e madh, për t’i dhënë fund qeverisjes despotike, antiinstitucionale dhe më të korruptuar në historinë 30 vjeçare. Por, këto zgjedhje do të kryhen mbi një legjislacion të deformuar, sepse, ndryshimet kushtetuese dhe ato të Kodit Zgjedhor, në realitet i “shkrijnë” partitë politike në koalicion, u “heqin” identitetin dhe diskriminojnë kandidatët për deputetë, që janë poshtë vendit të sigurtë për t’u bërë deputet. Ato që konsiderohen “lista të hapura”, janë mashtrimi që ngjall neveri politike, për të gjithë ata, që e kuptojnë politikën e djallit, dhe nuk duan të jenë surrogato politike e arkitektit të këtyre ndryshimeve jo demokratike.