Prof.Dr. Elmaz Sherifi: Haxhi Qamili i Rilindjes e mbajti premtimin !

194
Sigal

Premtoi se “shqiptarët dembelë”, do i zëvendësonte me të huaj. Premtimin e bëri realitet, edhe pa e marrë mandatin e tretë. Kontrollorët e Rinasit po zëvendësohen me turq. Tre prej tyre janë arrestuar. Është arrestuar edhe kryetari i sindikatës, kur Kodi i Punës i jep mbrojtje te veçantë e nuk mund të ndalohet edhe sikur të jetë organizator i grevës. Por, “drejtësia e re” as që pyet për respektimin e të drejtave sindikaliste. Unioni Europianë i Kontrollorëve proteston dhe e shprehet i tmerruar nga arrestimet dhe kërkon zbatimin e kontrates kolektive të punës. Kush do i mbrojë të drejtat sociale të punëmarrësve në Shqipëri, kur kryeministri e shkriu qëllimisht edhe ministrinë e Punës? Qeverisja Haxhi Qamiliste paralajmëron në prag të zgjedhjeve të gjithë punëmarrësit shqiptarë, se çfarë i pret në mandatin e tretë. Modeli i qeverisjes në Shqipëri dhe Aleati i Xhikes tonë, nuk ështe Perëndimi, por Lindja. Drejtuesit e Bashkimit Europian i kërkojnë Erdoganit respektimin e Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut. Erdogani po e mbështet fort Ramën për të fituar zgjedhjet, që të “klonojë” modelin e tij në Shqipëri.