Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Ekspertë propagande, injorantë në jurisprudencë!

287
Sigal

Në Shqipëri njihen “ekspertët e propagandës”, që mbushin xhepat, duke lëvduar qeverinë e radhës. Në ditët e sotme kanë si mision që të “bindin” shqiptarët për “misionin kombëtar” të deputetëve listarë, për ndryshimin e Kushtetutës. Ekspertët e propagandës tërë emocion “argumentojnë”, se marrëveshja e firmosur nga Këshilli Politik për ndryshimin e legjislacionit zgjedhor, nuk ka asnjë vlerë, prandaj duhet të ndryshohet Kushtetuta, që të mos ketë koalicione parazgjedhore! Me këtë propagandë ekspertët pasqyrojnë dëshirën për t’i shërbyer qeverisë së radhës, duke shfaqur edhe injorancën juridike, pasi kanë “harruar”, se pse u krijua Këshilli Politik dhe detyrimet që kanë Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe Kuvendit, për të miratuar pa ndryshime draftet që miratohen me konsensus prej tyre. Marrëveshja e firmosur në Selinë e Ambasadores Kim, u firmos edhe nga përfaqësuesja e deputetëve listarë. Kuvendi tani ka detyrimin ta miratojë atë pa ndryshime. E kam trajtuar, që kur u krijua Këshillit Politik si institucion që nuk parashikohej, as në Kushtetutë e as në ligj, si delegjitimim i Kuvendit. Deputetët Listarë, më qesharakët në historinë institucionale parlamentare, nuk mund të ndryshojnë Kushtetutën e miratuar me referendum. Por, ekspertët e propagandës nuk e “kuptojnë” këtë realitet. Ekspertët e propagandës, duke i shërbyer qeverisë së radhës dhe xhepit të tyre, dëmtojnë interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të njëjtën gjë bënë ekspertët e propagandës, edhe kur Rama mohoi vendosjen e kushteve, për hapjen e negociatave. Ata e përforconin me “megafonin e interesit” britmën e tij, se “nuk ka kushte”! Pardje PPE-ja, që janë mazhoranca e institucioneve të BE-së, kërkuan të vendosen 15 kushtet për çeljen e negociatave. Çfarë do të bëjnë me këtë rast “ekspertët e propagandës”?