Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Edhe Sassoli, si Mogherini

553
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Edhe Sassoli, si Mogerini!

Shqipërisë nuk i ka munguar mbështetja e Italisë në rrugëtimin e integrimit institucional në Bashkimin Europian. Nuk mungoi edhe vizita e kryetarit te Parlamentit Europian, italianit e ish gazetarit Sassoli, i cili përshëndeti dje nga podiumi i Kuvendit dhe tha fjalë të mira për “reformat”, ashtu si bënte edhe ish Komisioneria e Marrëdhënieve me Jashtë e Bashkimit Europian, Mogerini.
Vijnë në Tiranë, përshëndetin, ikin në Bruksel!

Po negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në Europë, kur do të hapen?
– Fajin e ka Europa, – përsëriti Rama! Sipas tij, pengojnë marrëdhëniet e brendshme të saj!
Po kushtet e Bundestagut Gjerman, përse u harruan e asgjë nuk u artikulua në takimet e Sassolit në Tiranë?
Unë dëshiroj t’i ketë harruar edhe Merkel. Nuk është vonë ta marrim vesh. Erdhi marsi.
Por shqiptarët kanë kujtesë historike. Edhe më parë janë hartuar raporte e janë marrë vendime nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave! Por problemi ka ngecur te Keshilli i Ministrave, Sassol!