Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Duam zgjedhje si Kosova!

429
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi i bën apel politikës tonë në përgjithësi dhe kryeministrit Rama, duke i kërkuar që edhe në Shqipëri të bëjmë zgjedhje si në Kosovë, ku aty brenda një kohe rekord u numëruan votat. Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Duam zgjedhje si Kosova! Në Kosovë votohet në qetësi, numërohet me shpejtësi, transparencë e drejtësi dhe rezultati del brenda disa orëve. Në Shqipëri në 30 qershor u votua për një parti dhe përsëri rezultati u shpall pas një muaji. Prandaj duhet të bëjmë zgjedhje si Kosova, ku procesi zgjedhor drejtohet nga një KQZ e ndershme e profesionale, e jo nga një institucion politik, si në Shqipëri.