Prof.Dr. Bamir Topi: Po shuhet identiteti i Tiranës

438
Sigal

Ish Presidenti Bamir Topi: Edi Rama është autori i shkatërrimit të fizionomisë së kryeqytetit

Ish-presidenti Bamir Topi është shprehur të mërkurën se kryeministri Edi Rama prej 20 vitesh ka pasur në dorë fatet e zhvillimit të kryeqytetit. Ish Presidenti Topi: Në cilësinë e një qytetari autokton, i cili është rritur me një memorie tjetër të qytetit, kam përpara gjithë këtë pamje që ka pas Tirana, që nga koha kur po prishej pazari i vjetër dhe po ndërtohej pallati i madh i kulturës, ndonëse se isha në moshë shumë të vogël.  Unë jam shprehur para disa ditëve në vigjilje të prishjes së Teatrit Kombëtar dhe natyrisht e kam parandjerë se teatri do të shkonte deri në shkatërrim, sepse në politikë nuk mjafton të shohësh ngjarjen në ekstrem por duhet të hysh të shohësh personalitetin e individëve të pushtetshëm, në rastin konkret të kryeministrit Edi Rama. Unë kam parë tek ai një përpjekje titanike dhe konstante duke filluar që nga koha kur ai ishte një ministër i Kulturës dhe në vazhdimësi. Ai ka qenë jashtëzakonisht i vendosur që teatri të shembej për t’i hapur rrugë një teatri të ri. Kjo luftë ka qenë konstante, por herë shuhej dhe herë aktivizohej si puna asaj vatres së zjarrit dhe ja ku jemi tek e fundit, ai e vendosi dhe e shembi”, – tha ish Presidenti Topi, ku sipas tij, ndarja e kategorive të grupimeve të interesave në Tiranë dhe në Durrës, pra ajo që s’ka ndodhur në Korçë ose në Gjirokastër, ka ndodhur pikërisht në zonën e aksit të metropolit Tiranë-Durrës.