Prof. Dr. Arben Malaj: Vetëm individë demagogë, antidemokratikë bllokojnë procesin integrues të vendit

274
Sigal

 

“Vetëm individë demagogë, anti demokratikë dhe anti europianë,  mund të bllokojnë në mënyrë të përsëritur procesin integrues të vendit. Rama nuk e kupton dot që integrim do të thotë dorëzim gradual i sovranitetit. Dorëzimin e sovranitetit e kanë miratuar 95 për qind e shqiptarëve që duan integrimin në BE. Franca dhe Gjermania dorëzuan monedhat e tyre kombëtare (frankun dhe dojc markun) në favor të euros.  Rama e filloi  vet- pengimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian që me Ruzhdien në qarkun e Fierit. Me disa kolegë deputetë në 2013, në disa aktivitete publike, i kërkuam Ramës të mos bojkotonte parlamentin, sepse pengonte integrimin europian të Shqipërisë. Besoj shumë që në grupin parlamentar të PS-së, ka akoma kolegë, që ndjejnë përgjegjësi më shumë ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë, se sa për vendin në listën e zgjedhjeve të ardhshme. Ata kanë detyrimin kombëtar ta pengojnë këtë marrëzi të Ramës dhe t‘i hapin Shqipërisë rrugën e negociatave të integrimit europian, që aktualisht është i vetmi qiri që lëshon pak dritë në fund të tunelit të zvarritjeve tona historike në momente përcaktuese”.